12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Në Zvicër, për herë të parë u mbajt „Panairi Lugina e Preshevës 2023“ të prodhimeve të bizneseve nga Krahina e Lugines së Presheves

Bernë, 12 mars -Nën organizimin e Fondit Humanitar për Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë në bashkëpunim me Prof. Dr. Lulzim Rashitin në Wetzikon të Zvicrrës u mbajt panairi «Lugina e Presheves 2023», njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete panair te pare te ketij lloji pos perfaqesuesve te 25 kompanive te cilat kanë prezantuar prodhimet dhe shërbimet e tyre prezentoi edhe jryetari i Bujanocit dr. Nagip Arifi, ambasadori i Republikes se Shqiperise Ilir Xhoni ai Republikes se Kosoves ne Zvicer Sani Ukelli dhe ajo e Republikës së Maqedonisë së Veriut znj.Meljehat Muftarovska.

Ne kete panair « Lugina e Preshevës 2023 » u be promovimi i bizneseve shqiptare nga Krahina (provinca) e Lugines se Presheves (Bujanoci, Presheva dhe Medvegja)

Sikur ambasadori i Shqiperise z.Xhoni, ashtu edhe ai nga Kosova z.Ukelli dhe znj.Muftarovska kane pershëndetur te panishmit dhe njezerit kane thënë  se kjo tardite e panariti duhet prezentuar prodhimet tona shqiptare në Zvicer jo vetem për njerezit tane nga ballkani, por edhe për miqte tane, zviceranët.  « Nese ne nuk kemi cokollada, padyshim edhe ne kemi « cokolladat » tona, te mirat tona dhe kemi cfare t’i prezentuar qyterave zvicerane.. » ka thëne kryetari nga Bujanocit Dr.Nagip Arifi për gazten zviceran ne shaip Le Canton27.ch

« Ne kete evenemnt prodhimesh takova dhe bisedova me shume perfaqesues të ketyre bizneseve të suksesshme të komunën sonë, të cilët janë konkuruese në cilësi dhe çmim edhe me bizneset nga Zvicrra… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kryetari i Buanocit dr.Nagip Arifi.

Sipas tij « në Bujanoc ka mjaft biznese të cilët mund të deportojnë edhe në tregjet ndërkombëtare, dhe ky panair është një pasqyrë e mirë për t’i prezentuar produktet e tyre.

« Komuna jonë ka ndihmuar organizimin e këtij panairi, ku kemi siguruar transportin e produkteve nga Bujanoci për Zvicërr, dhe do të vazhdojmë të përkrahim iniciativa që kanë për qëllim rritjen e bizneseve lokale dhe plasmanin e produkteve jashtë Bujanocit, që do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale.. » ka thëne ne fund kryetaai i Bujanocit z.Arifi.

Derniers articles