23.6 C
Berne
mardi 24/06/2025

“Pa pikë turpi…”, Behgjet Pacolli ‘shpërthen’ me kritika ndaj deputetëve të Kosovës – ja mesazhi i tij Kryetari i AKR-së

Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14 për konstituim të Kuvendit. Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi ashpër depeutetët e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kjo qasje është tallje me qytetarët dhe me shtetin, përcjell LeCanton27.ch

Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!! Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?

Derniers articles