-6.1 C
Berne
mercredi 31/12/2025

Një shqiptar i Medvegjës takon Papa Leoni XIV. Salihu kerkon nga Vatikani njohjen e Kosovës dhe te ndalet diskriminimi ndaj 200.000 shqiptareve ne Serbi!

Romë, 13 nentor -Biznesmeni dhe politikani i njohur që vjen nga komuna e Medvegjës e që jeton dhe vepron në Itali, z. Muharrem Salihu, dje në sline e Shenjte ne Vatikan eshte pritur nga Papa Leonin  XIV, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Salihu nga Vatikani pas takimit me Papën: Ishte një takim historik dhe moment unik në jetë, që do të mbetet ghajte ne kujtesen time 

«Ndihem shumë i lumtur që ndodhem këtu sot. Ju sjell përshëndetjet e komunitetit shqiptar në Itali dhe admirimin e respektin e thellë që populli shqiptar dhe kudo ata ndodhen në botë, ushqejnë për Ju… » ka thenë biznemsmeni evropaiin dhe humansiti, njherit  lideri nga Lugina e Presheves  z.Saliu gjate takamit me Papa Leoni XIV.

«Ishte një takim historik dhe moment unik në jetë, që do të mbetet gjate ne kujtesen time.. » ka deklaruar z.Salihu për gazeten zvcerane ne shqip LeCanton27.ch pas takimit me Papa Leoni XIV.

Nga ky takim historik i z.Salihu me Papa Leoni XIV. ne Vatikan eshte folur edhe per Kosovën dhe shqiptaret ne ballkan, sidomos per politika diskrimunese ne Luginen e  Presheves. Lidhur me ketë ai ka thenë se « Unë i përkas shqiptarëve që jetojnë në Serbi, një komuniteti prej rreth 200 mijë banorësh. Aktualisht, në Jug të Serbisë po zhvillohet një spastrim etnik dixhital përmes pasivizimit të adresave. Ndërkohë që ky proçes po vazhdon, Serbia i deklaron Komunitetit Ndërkombëtar se kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e Marrëveshjes përfundimtare me Kosovën… » , citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Ne vazhdim duke folur për Kosoven z.Salihu nga Vatikani ka kerkuar te njohe shtetin me te ri ne Evropë dhe të ndalet deportimi i shipatreve ne Luginë permes pasivizimit
« Shënjtëria Juaj, njohja e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë do t’i jepte fund këtij deportimi modern. Për këtë çështje, unë u kam dorëzuar bashkëpunëtorëve Tuaj një material të detajuar.  Ju shpreh mirënjohjen e thellë për pritjen e ngrohtë që më rezervuat… »  jane keto fjalet e z.Salihu drejtuar Papa Leoni XIV dje në Vatikan.

 

 

Derniers articles