Bujanoc, 29 shkurt (Lirigzona Nuredini) -Tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë po vazhdojnë të përballen me pasivizimin e adresave. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga përfaqësues shqiptarëtë cilët kanë drejtuar ankesa tek ndërkombëtarët, ende nuk ka ndonjë sinjal se deri kur do të ndërpritet ky fenomen nga Serbia. Por, shpresëtë vetme mbetetmbështetja nga Kosova dhe Shqipëria për të cilën e vlersojnë si çështje të vetme për Luginën.
Edhe pse komuna më e prekur është ajo e Medvegjës, Serbia po vazhdon në heshtje tashmë me komunën e Bujanocit duke ia pasivizuar adresat e shqiptarëve, por që më vonë pritet ta pësoj të njejtën edhe komuna e Preshevës.
Në intervistë për gazetën Le Canton27.ch, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përahkruajti problemin dhe sfidat për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Nevzad Lutfiu: Tirana dhe Prishtina nese jane gardian të të drejtave te shqiptareve në Serbi, duhet te flasin hapur ne qendrat e vendosjes (Gjenvë, Bruksel, New Yrok) për diskrminimin e regjimit te Beogadit ne Lugine
Le Canton27.ch: Çështja e pasivizimit të adresave në Luginë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme, mirëpo cila është mbështetja që ju është ofruar nga institucionet ndërkombëtare për këtë problem?
Lutfiu: Ne në mënyrë të rregullt i njoftojme ndërkombëtarët me pasivizimin e adresave, ky proces duket që është tendencë e hapur për spastrim etnik.Rezoluta e votuar kundër Serbisë në Keshillin e Europës e cila permend specifikisht edhe pasivizimin e adresave në Jug të Serbisë është një shpresë se ky proces do të ndaloj.
Le Canton27.ch: A ka ndonjë shifër të personave që iu është pasivizuar adresa dhe cila komunë prin me numër më të madh nga heqja e regjistrit civil?
Luftiu: Medvegja është Komuna që më së shumti është e prekur nga procesi i pasivizimit, atje jane defaktorizu shqiptaret nga jeta politike pikrisht per shkak te pasivizimit.Tani duket se qyteti i Bujanocit eshte target per autoritetet shteterore.
Le Canton27.ch: Këshilli Kombëtar Shqiptar në fundit e vitit të kaluar ka hapur edhe një zyrë në Pazarin e Ri (Novi Pazar), ku numëron edhe 3 zyre të tjera në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë për të marrë më shumë informacione dhe statistika për personat e pasivizuar nga ana e qeverisë serbe, por që në lidhje me këtë a keni pasur ndonjë problem nga ana e Serbisë me kërcënime për të hapur zyrë të reja?
Lutfiu: Jo nuk kemi pasur, Keshilli përfaqëson gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në Serbi, dhe hapja e zyrës në Pazarin e Ri është në përputhje me ligjin.Do të jemi pranëçdo shqiptari që gjendet në Serbi.
Le Canton27.ch: Cila mendon se është arsyeja kryesore e pasivizimit të adresave në këto komuna duke pasur parasysh që serbët në Kosovë kanë të drejtat e tyre si pakicë ndërkaq shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar në Serbi?
Luftiu: Qëllimiështë spastrimi etnik, kjo që po ndodh me pasivizimin e kemi vleresuar si racizëm.
Le Canton27.ch: Në kuadër të bisedimeve Kosovës-Serbi në Bruksel pala kosovare ka përmendur Luginën e Preshevës për gjendjen që është, sa i përket pasivizimit të adresave, mirëpo edhe në takimin në Këshillin e Kombeve të Bashkuara javën e kaluar për çështjen e dinarit serb, ku kryeministri i Kosovës në fjalën e tij e përmendi këtë problem të shqiptarëve, sipas jush kjo çështje a do të duhej të përmendet edhe më herët për të ngrit zërin e këtyre komunave në Jug të Serbisë dhe sigurisht për të kërkuar mbështetje nga ndërkombëtarët?
Lutfiu: Patjetër, zëri ynë ka nevojë për jehonë, prandaj kemi nevoje shumë të madhe që dy shtetet e tona të jenë gardian të interesave tona. Me mbeshtetjen e Kosoves dhe Shqiperise e kemi me lehte ta ruajme substancen tone kombetare.
Le Canton27.ch: Qeveria e Kosovës për vitin e dytë me rradhë ka ndarë buxhet prej 3 milionë euro, 1 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar, nëpërmes Këshillit Kombëtar Shqiptar për mbështetje të shqiptarëve të Luginës. Një mbështetje e kishte ofruar eshe gjatë pandemisë. Sa do të ndahet buxheti për tri komunat dhe çfarë projekte do të realizohen me këtë buxhet?
Lutfiu: Ky buxhet është ii dedikuar për të ruajtur substancën kombetare, për të zhvilluar arsimin, kulturën,, informimin. Qëllimi jonë është që këto mjete të përdoren në mënyrën më të mundshme. Buxheti i Kosoves per Luginen tregon tregon kujdesin e veçantë të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.