Accueil Balkans Ne plazhet shqiptare pronaret largojne musafiret veq me cmime te larta, tash edhe me boksa?!

Ne plazhet shqiptare pronaret largojne musafiret veq me cmime te larta, tash edhe me boksa?!

0
Ne plazhet shqiptare pronaret largojne musafiret veq me cmime te larta, tash edhe me boksa?!

Pamje pa koment: Pronari i një hoteli në Shqipëri e godet me grusht qytetarin, pasi iu ankua për hapësirat e plazhit

Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.

Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.