-0.4 C
Berne
jeudi 26/12/2024

Ministri dr. Arben Taravari: Viti 2024 që po lëmë pas, ishte një vit historik për ne në RMV. Diaspora shqipare në Zvicer dhe vendet tjera ështe një copë e zemrës sonë, pa të cilën ne nuk do të ishim!

Shkup, 26 dhjetor -« Viti 2024 qe po lame pas ishte nje vit me bereqet si ne bujqesi ashtu edhe ne politike, meqe e bëme ndryshimin, madje beme edhe nje kthesë historike. Me 25 prill u pa se kush eshte pro-amerikanë e kush pro-evropianë… » ka thene fillimisht z.Taravari ne kete intervsite per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sa i përket gjuhes shqipe z.Taravari, kryetari i Alences së Shqiptare, thote se « shqipja eshte mire ne RMV, mundet edhe me mire, te mirat nuk kane skej… Ish-pushtetaret, tashmë ne opozite duhet te flasin dicka, nuk ja u zëmë për të madhe… »

Duke folur për diasporen shqiptare ne Zvicer dhe Evrope ministri Taravari ka deklaruar se « Diaspora shqipare ne Zvcer dhe kudo ne vendet tjera perendimore eshte një copë zemre sonë, padyshim është një pjesë e identitetit tonë. Pa diasporën ne nuk do të ishim! »

Per situaten aktuale ne Maqedonine Veriore, për te drejtat e shqiptarëve ne kete republike, sidomos ate te gjuhes shqipe, për punen ne ministrinë e shëndetësisë, për rolin e diaspores shqiptare si dhe per shumecka tjeter me interes kombetar dhe nderkombëtar flet Dr.Arben Taravari, minister i shëndetesise dhe Kryetar i Aleances per Shqiptaret ne nje interviste ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga 24 qershor te ketij viti Repbulika e Maqednise eshte bere me Qeveria të re, e cila ka gjithsej 24 anëtarë, duke përfshirë ketu kryeministrin dhe pesë zv/kryeministrat. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga VLEN (Me zv.krymenistrin e pare z.Izet Mexhiti, kurse kryetar i Kuvendit Afrim Gashi) dhe dy nga Lëvizja ZNAM. Në përbërjen e re qeveritare do të ketë vetëm tre femra.

Dr. Arben Travari: Viti 2024 qe po leme pas ishte nje vit me mbajtur mend, meqe e bëme ndryshimin, duke bere nje kthesë historike!

  • Zoteri Taravari, gati po e leme ket vit, ju si minister ishe drejtues i VLEN, sot jeni bashkeqeverises ne RMV,  jeni te kenaqur për situaten e akutale Maqedonine Veriore?

Ministri Dr. Taravari: Sigurisht që po! Ky vit është historik për popujt e Maqedonisë së Veriut, por gjithmonë historia shkruhet më vonë se sa koha që ndodh. Shumë faktorë të Shoqërisë ende nuk janë tërësisht të ndërgjegjshëm se çfarë mrekullie ka ndodhur në jetën tonë me largimin e një pushteti 22 vjeçar i cili si çdo produkt i skaduar ishte kthyer në helm të rrezikshëm për funksionin e shtetit. Tani në duar kam librin Renegade- Bërja e një Presidenti të autorit Richard Wolffe shkrimtar e gazetar amerikan i cili shkruan këtu për zgjedhjen e Obamës president për herë të parë. Duke qënë një gazetar i linjës së parë, Wolffe është dëshmitar i jetës gjatë fushatës të jashtëzakonshme të Obamës, dhe kështu ai shkruan se:
Kur nisi fushata 2 vjet përpara, Mishel Obama e pyeti të shoqin: Çfarë mendonte se do të arrinte si president? Ai ju përgjigj: Ditën që do të futem në zyrë bota do të na shikojë ne Ndryshe! Miliona fëmijë në të gjithë shtetin do ta shikojnë veten Ndryshe! Vetëm kjo gjë sikur të ndodhi është një arritje! Kështu dhe unë mendoj se për vitin 2024 në kemi bërë arritjen tonë kryesore, Ndryshimin!

  • Z.Minister, si pjese Qeverise te RMV edhe pse qe 5-6 muaj, megjithate verehen ndryshime ne shendetësi. Pra, me cfare do te mburreshti per shembull?..

Ministri Dr. Taravari:  Mburrje nuk mund të kem sepse ne të gjithë kemi kërkuar që ta bëjmë këtë punë dhe duhet t’i qëndrojmë me përgjegjësi ndaj detyrave tona. Bashkë me ekipin kemi bërë shumë punë brenda pak muajve, punë të cilat nuk janë bërë dot për 22 vjet. Pra e kemi shfrytëzuar kohën me rendiment të jashtëzakonshëm. Në fushën e Shëndetësisë edhe një aparat diagnostikues modern është fitore e madhe sepse shpëton jetë njerëzish, por unë jam mjek me profession dhe jam në gjendje të gjykoj objektivisht, ndaj them me përgjegjësi se: Lista Pozitive e Barnave dhe Marrëveshja Kolektive janë dy suksese historike që arritëm dhe të cilat konsideroheshin të pamundura. Me fjalë më të kuptueshme, pacientët tani kanë 9 barna falas kurse personali mjekësor ka rritjen të pagës më të lartë në histori.

Taravari: Gjuha shqipe eshte mire ne RMV, mundet edhe me mire, te mirat nuk kane skej. Ish-pushtetaret, tashmë ne opozite duhet te flasin dicka, nuk js u zëmë për të madhe..

  • Zoteri minister para ca ditesh ne Prishtinë eshte mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë-RMV, cfare don te thote kjo për ju. Me sa dime janë nenshkruar një ser marrëveshjes, sa do jene ato me interes për të dy vendet?

Ministri Dr. Taravari:  Mbledhje në vetvete ishte një mesazh i fortë diplomatik për shumë faktorë. Unë jam shqiptar dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë njësoj shtetformues si në Kosovë, ndaj e kisha shumë të rëndësishme këtë mbledhje. Falenderoj kryeministrin Mickovski i cili pranon të bashkëpunojë me shumë pozitivet dhe të forcojë urat me popullin e Kosovës, duke afruar kështu një shtet mik e vlla si është shteti i Kosovës.

  • Pas ardhjes se Qeverise se re ne RMV, dolen disa lidere politik nge ish-pushtetaret, sidomos nga radhet e shqiptare qe humben zgjedhjet se « ne Maqedoni ka degradim të gjuhës shqipe » Ka apo ska degradim të shqipes?

Ministri Dr. Taravari:  Po, e kam dëgjuar tek-tuk që ishte pjesë e një lloj histerie që i zuri sapo e kuptuan që ishin në opozitë. Nuk i marr seriozisht më dhe askush nuk duhet t’i marrë. Ata kanë halle të mëdha me Pastrimin e partisë dhe ndaj duhet t’i lemë sa më të qetë mendërisht, pasi reformimi i tyre është i rëndësishëm për vendin, nëse arrijntë reformohen.

  • Cfare po ndodhe me « listat e zeza » te SHBA-ve ne Maqedoninë e Veriut, ndaj disa personave te cilet deri dje thonin se jemi « proamerikanë » ?

Ministri Dr. Taravari:  Pyetje juaj mban përgjigjen brenda. Po në psikologjinë e njeriut thuhet se individët kryesisht të frikësuar bërtasin çfarë nuk kanë. Si duket duke ditur se proamerikanzimi është mungesë e theksuar e tyre në vepër, kjo bënte që të ulërisnin si kinse pro-amerikan dhe pro-evropian. Dua të përshëndes shtetet e Bashkuara të Amerikës që e ndihmojnë shumë vendin tonë, qoftë me Listat e Zeza të cilat janë përgjigje e drejtësisë së munguar apo vonuar në vendin tonë.

Diaspora shqipare ne Zvicer dhe kudo ne vendet tjera perendimore eshte një copë zemre sonë, padyshim është një pjesë e identitetit tonë. Pa diasporën ne nuk do të ishim!

  • Z.Taravati, ministrine e shendetesisë do te udhehqni edhe tri vite e me shume. Vitin e ardhshem cilat do jene prioritet e ministrisë gjatë mandatit te juaj?

Ministri Dr. Taravari:  Ndërtimi i spitaleve me kushte bashkëkohore. A e dini? Unë punoj si mjek vullnetar gjatë javës, dhe imagjinoni: shumë nga pacientët dhe familjarët e tyre vonojnë në vizitë ose duan të ikin sa më shpejt se kanë parkuar keq. Dhe kjo është një nga mungesat më elementare sepse ka qytete që nuk kanë spitale fare. Njerëzit tanë meritojnë kushte dinjitoze dhe të paktën normale të vitit që jetojnë.

  • Meqe jemi medium zviceran Le Canton27.-ch (Kantoni i 27-të) ne territorin helevtik jetojne dhe veprojne mbi 100.000 qytetare nga Maqedenia Veriore, pjesa dermues jane shqiptare. Cfare eshte roli i diaspores per vendin e juaj?

Ministri Dr. Taravari:  S’ka shumë që lexova një libër të Enver Robellit dhe Omer Xhemailit, që m’ka dhënë informacion të shkëlqyer mbi Zvicrën e sidomos Zvicrën e Shqiptarëve, sepse ka padyshim një Zvicër të Shqiptarëve. Diaspora si e quani ju, një copë zemre tonën si e quaj unë, është pa asnjë mëdyshje një pjesë e identitetit tonë. Pa diasporën ne thjesht nuk jemi!

  • Për fund z.minister, meqe jemi ne prag te nderrimit të motmoteve, cfare do jete urimi i juaj drejtuar qytetarve ne RMV dhe disaporë?

Ministri Dr. Taravari: Besoni, falni dhe duajini sa më shumë njerëzit! Gëzuar!

Derniers articles