0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Lazim Destani: Regjistrimi i diaspores sone ka peshe kombetare dhe nderkombetare per perspektiven tone ne Maqedonine Veriore!

Biznesmenit dhe veprimtarit yne i njohur Lazim Destanit ne bisede me gazetarin tone te njohur ne Gjenevë (UN) Nefail Maliqin
Berlin. 24 mars -“Regjistrimi i diaspores sone ka peshe kombetare dhe nderkombetare per perspektiven tone ne Maqedonine Veriore!… » ka thene per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch biznesmenit dhe veprimtarit tone të shquar Lazim Destanit drejtuar diapsore shqiptare permes gazetës zvicerane ne shqip Le canton27.ch 
Ne mesazhin e z.Destani drejtuar diaspores shqiptare thuhet « Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI!.. »
« Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës.  Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 Mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 Prill.. » ka thene ne vazhdim z. Destani.
Apel mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, REGJISTROHUNI !
Ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithsecili prej nesh duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët.
Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend.
Ky është linku i aplikacionit të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë ku duhet të regjistroheni vetë, duke e plotësuar online formularin sipas udhëzimeve të dhëna:
Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!May be an image of map and text

Derniers articles