Hagë, 5 shtator –Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj raportimeve te mediave duke ju rferuar deklaratave te Thacit, se prokurori i cili më parë punonte si sigurim në Gjykatën Speciale, kishte kërcënuar fizikisht, sharë dhe ofenduar krerët e UÇK-së, gjë të cilën e sheh si të barabartë me trajtimin nga qeveria në largim e Kosovës. Gjureëve te këtij lajmi ja se cfare thone nga Haga.
« Nuk ka asnjë tregues se të paraburgosurit janë keqtrajtuar. Pas shqetësimeve që Z. Thaçi ngriti në gjykatë (There is no indication that detainees were mistreated. Following the concerns Mr. Thaci raised in court…) mbrojtja kishte kërkuar informacion nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe nga Regjistri në lidhje me një konflikt të mundshëm interesi, thone zyrtaret e spciales nga Haga, pecjellë gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
« Në dosjen e paraqitur nga Regjistruesja më 7 maj 2025, ajo sqaron se « Nuk ka të dhëna, shënime ose korrespondencë të brendshme në lidhje me shqetësimet e ngritura se [REDAKTUAR] mund të ketë pasur ndonjë grindje verbale ose fizike me ndonjë të akuzuar… », ka deklaruar sot për gazeten zvcerane ne shqip LeCanton27.ch Angela Griep
Shefe, Njësia e Informacionit dhe Komunikimit Publik
Sipas znj. Griep « në këtë kontekst është e rëndësishme të dihet se një procedurë ankimimi është në fuqi në qendrën e paraburgimit nëse një i paraburgosur ka ndonjë shqetësim në lidhje me trajtimin e tij ose kushtet e paraburgimit… »
« Një i paraburgosur mund të ankohet te Kryeshefi i Paraburgimit ose direkt te Regjistruesi. Nëse nuk ndihen të dëgjuar, ata mund t’i paraqesin shqetësimet e tyre para Panelit. Nëse një i paraburgosur mendon se të drejtat e tij themelore janë shkelur, ata gjithashtu mund të dërgojnë një ankesë te Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara…Ka thenë në fund Angela Griep, shefe, Njësia e Informacionit dhe Komunikimit Publik