12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Lajçak në Kosovë, fton opozitën që të bëhet bashkë me pozitën për dialogun

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë më shumë detaje për takimet që sot i ka pasë me liderët opozitarë – Kadri Veseli nga PDK-ja dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se e ka nxitur opozitën që të bëhet një me pozitën për çështjen e dialogut dhe ta vënë atë mbi interesat partiake.

“Kam takuar gjithashtu liderët e partive opozitare në Kosovë dhe i kam nxitur që të bëhen bashkë në çështjen e dialogut dhe që ta vënë atë mbi interesat e partisë për ta forcuar pozicionin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Derniers articles