-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kurti s’ja prish qejfin Amerikës / Ambasadori i SHBA-ve Hanover: Jam i kënaqur që Qeveria hoqi masën për mallrat që hyjnë nga Serbia!

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që futen nga Serbia, shkruan Express.

Hovenier e ka quajtur si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.

Derniers articles