Ky është takimi i parë i Kallas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nga marrja detyrës së përfaqësueses së lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, detyrë kjo të cilën Kallas e nisi më 1 dhjetor, raporton Le Canton27.ch

Takimet do zhvillohen në margjinat e darkës së punës të cilën presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta, për nesër (e mërkurë) sipas agjendës nga ora 09:30 do të takojë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.