1.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Kosovë: EFJ shpreh shqetësimin për ndalimin nga Kosova të gazetares serbe Svetlana Vukmiroviç

Bern, Bruksel 8 gusht -Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) i është bashkuar filialeve të saj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, dhe katër organizata të shoqërisë civile (ECPMF, CPJ, FPU, OBCT) me shkrim autoriteteve të Kosovës për t’u shprehur shqetësim për rastin e gazetares Svetlana Vukmiroviq, së cilës i është ndaluar hyrja në Kosovë për të kryer punën e saj në shumë raste që nga viti 2018, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Rasti i fundit ndodhi më 1 maj, kur Vukmiroviq – derisa punonte për radiotelevizionin publik të Serbisë – iu ndalua sërish hyrja në territorin e Kosovës me arsyetimin se ajo konsiderohet si kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose. marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në tri letra drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Institucionit të Ombudspersonit, kërkojmë shpjegime se pse iu refuzua hyrja e gazetarit dhe kërkojmë që autoritetet të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim.

Derniers articles