16.6 C
Berne
lundi 15/07/2024

Kosova plot me “Shota Galica”. Kjo ne foto nuk eshte Ganimete Musliu🤣..por nje luftetare e UCK-se, deputete e VV qe nuk flet shume, i flet pushka! Te lumte Shqipe Selimi!

Berne, 15 prill -Kta te Albini Kurtit (VV) te forte bre ishin edhe para lufte edhe pas lufte me pushke e dialog ne lufte kunder Serbise. Prandaj populli e paska votu masovikisht me 14 shkurt 2021, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka publikuar për herë të parë një fotografi të saj, gjatë kohës sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmeti Selimi, me këtë fotografi ka kujtuar e Zhegocit-Betejë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut, kundër forcave pushtuese e vrastare serbe.

Ajo shton se gjithmonë do të jam krenare që bashkë me babain tim isha pjesë e kësaj Beteje ashtu siç jam krenare që isha luftëtare e UÇK-së.

Sot pas 23 vitesh, kujtojmë Betejen e Zhegocit-Betejë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut, kundër forcave pushtuese e vrastare serbe.

Në atë Betejë, ranë heroikisht 8 dëshmorë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Ato ditë të vështira lufte, bashkë me shumë luftëtarë, luftuam dhe qëndruam së bashku me bindjen dhe besimin e plotë se vetëm lufta dhe qëndresa e luftëtarëve sjellë lirinë.

Gjithmonë do të jam krenare që bashkë me babain tim isha pjesë e kësaj Beteje ashtu siç jam krenare që isha luftëtare e UÇK-së!

Lavdi të rënëve në Betejën e Zhegocit!

Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!

Derniers articles