18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Historike, Kosova nënshkruan marrëveshje ushtarake me SHBA-në

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur sot në Prishtinë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Major John Phillips, nënshkruan Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).

Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.

Më 24 gusht të vitit 2023, bashkë me atëherë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier nënshkruam marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar, duke e fuqizuar kështu edhe më shumë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sigurisë. Sot, ajo marrëveshje po konkretizohet edhe më tej nga Forca jonë e Sigurisë dhe J6 e Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një marrëveshje të veçantë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim.
E përgëzoj Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Derniers articles