Ajo përmes një postimi në platformën X ka bërë të ditur se me Kurtin e Vuçiqin ka biseduar për dialogun rreth normalizimit të raporteve mes dy vendeve, por edhe për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti sot. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryerësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Kallas.