Presheve, 31 tetor -Molla Qemajl Hebibi ishte nje imam i cili ishte me shume se hoxhe, ishte nje kombetar dhe mesues i devotshëm i fese dhe ceshtjes sonë kombëtare, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ne cdo vajz (ligjherate) qofte ne xhami apo jashta saj i ndjeli Molla Qemajl Hebibi per teme kihste jo vetme febe, por edhe kombin dhe të ardhmen e vendit tone që nderlidhej me perspektiven e vendit dhe kombit tone qe shpesh thohste se: Pa iman ska as vatan!..
Jemi lindur dhe rritur me zërin e ezanit të tij. Jemi edukuar me mësimet dhe predikimet fetare dhe kombëtare të tij.
Brez i vjetër i nxënësve (talebe) të hafëz Nexhatiut dhe Mulla Nazmisë nga Rahovica, Mulla Qemal ef.Hebibi ishte bashkëkohor, kombëtar dhe udherrefyes i fese sone në çdo kohë.
Modernizues në ruajtje të tradicionales. ishin keta personalitete me rrespekt dhe autoritet pa qenë autoritar. Komunikativ pa qenë monopolizues. Artikulues me gjuhën e popullit. Pedant me modesti.
Me shume se nje gjysem shekulli imam i Xhamisë së Re në qytetin e Preshevës, Mulla Qemal ef.Hebibi ia kushtoi një jetë të tërë jo vetem xhematit, por edhe kombit dhe shoqërisë sone te gjerë.
Përgjatë 60 vite me mision edukues fetar dhe kombëtar, me plot dinjitet dhe integritet, hoxha i nderuar ishte përparimtar dhe gjithëpërfshirës. Donte të tijën pa e urryer të tjetrit. Kishte pasion dijen, arsimin, kulturën, barazinë gjinore, emancipimin shoqëror. I shërbente njeriut për të mirën e tij jashtë dogmave, paragjykimeve, stereotipeve dhe fanatizmave.
Mulla Qemajl ef.Hebibi mbetet padyshim një nga figurat dhe emrat kyq që ka bërë historinë moderne të jetës dhe të organizimit fetar në Luginen e Preshevës
Në emrin tim personal dhe ne emrin e familjes Maliqi, shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve, xhematit të xhamisë dhe gjithë komunitetit mysliman në Luginë.
Ngushellime familjes Hebibi per humbjen e babait, kryeshtepiakut i kane arritut pos nga kryetarja e komunes se Presheves Ardita Sinani edhe nga kater anet e shqiptarise, nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e diaspora!
Faleminderit Hoxhë qe na e mësove shahadetin dhe për ligjeratat ne gjuhen shqipe.
Allahu i Madhërishëm të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhennet!