2 C
Berne
vendredi 2/01/2026

Ish-krerët e UÇK-së me dy festa në Hagë, Vitin e Ri dhe ditëlindjen e Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafës

Hagë, 2 janar -Edhe pse larg familjes dhe Kosovës  kreret e ish-UCK-së me dy festa ne celi të Hagës, Vitin e Ri dhe ditëlindjen e Jakup Krasniqit dhe Salih Mustafa me 1 janar, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësessë DHSK-së, Angela Griep derguar rwedaksise se gazte szvicerane ens hqip LeCanton27.ch

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes votave te disda depouteteve (PDK dhe LDK) në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Por, ish-kryeprokurorja e gjykes nderkobëtare te OKB-së (ICTY) Cara del Ponte nne nje intevrsuite dhene gazetarit te njhur  tash kryredaktori i gazetes zvicerane në shqip LeCaton27.ch ka thenë se « Une nuk e invilvoj Thacin ne trafikun e organeve, por ate e ka permendur ne librin e tij senatori Dick Marty. Për mua Thaci ska te beje asgjë me trafikun e organeve… »

Derniers articles