-0.1 C
Berne
jeudi 21/11/2024

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti kryetarin e “Vatra” nga Amerika Elmi Berishën

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim miqësor Kryetarin e Shoqatës Panshqiptare- Vatra, Elmi Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë, metë cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

“Pata nderin që në emër të familjes sime të pranoj një mirënjohje nga “Vatra” për kontributin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në çlirimin e vendit”, tha Kryetari Jashari.

Jashari falënderoj Kryetarin Berisha për angazhimin e tij dhe lobit shqiptar në SHBA në përkrahje të shtetit tonë.

“Ishte konkluzion i përbashkët që shteti ynë nuk ka krijuar kushte të favorshme për investime ndërkombëtare dhe për më tepër pengesat burokratike po pengojnë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, shtoi tutje Jashari.

Derniers articles