Washington, 18 maj -Ceshtja e shqiptarëve krahines se Luginës së Preshevës tashme nuk eshte vetem ceshtje e Serbise e as a as e Shqiperise e as e Kosoves por edhe e komunitetit nderkombetar, ne jete rast qendrave te vendisjes, Uashingtonit. Para 30 vitesh kur Senati amerikan u muat me ceshjen e Kosoves, sot po merret me ceshjen e Lugines se Presheves, pjese kjo shqiptare ende e mbetur nen Serbi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
E pikërisht sot, në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.
Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.
“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.
MEHR ERFAHREN
Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.
Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka thënë se kishte fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohen me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.