Hagë, 3 mars -Ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) që u gjykuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë ende në proces gjyqësor dhe nuk kanë marrë ende dënim përfundimtar, prandaj aktualisht nuk ka vite të caktuara burgu të shpallura.
Paralel me procesin gjyqesot ne Kosovë, disa qenda ne ballkan dhe diaspore ka pasur nje ser protestash me moton « Drejtësi e jo politikë », reagim te disa deputeve zvceranë, madje dite te fundit po qarkullon edhe nje petecion ku kekroher lirmi i ish-krereve te UCK-së ne Hagë. Për gjitha keto zyrtarët e Specilas, rrespektivisht nga Dhomat e Specilazuara te Kosovës ne me seli ne Hagë kane folur për redaksine e gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Sipas ntj. Angela Griep, Kryetare, Njësia e Informacionit dhe Komunikimit Publik
Dhomat e Specilazuara te Kosovës, protestat dhe petecioni dhe asnjë presion tjeter nga jashte nk do te ndryshojne ne vendimin perfundimar, ne ditën e verdiktit. Pyetjes se gjykata speciale përmes ketij procesi gjyqesot a po syon te denoj ish-krereve te UCK-së znj. Griep përgjigjet shkurt: « Ata mund te denohen vetëm për krimet që kanë kryer si individë, e jo si përfaqësues të ndonjë grupi apo komuniteti!.. »
JA INTERVISAT E PLOTE SI ME POSHTE
- Ju me siguri jeni në dijeni se ka pasur demonstrata në Kosovë, reagime te deputetëve zviceranë dhe se kohët e fundit është nisur një peticion për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së. Deri në ç’masë do t’ju ndihmojnë këto demonstrata ose peticione për të siguruar lirimin e tyre ose uljen e dënimeve të tyre me burg?
Angela Griep: Gjyqtarët e Trupit Gjykues do t’i shqyrtojnë me kujdes provat e paraqitura në çështje kur të marrin vendimin e tyre përfundimtar. Ata do t’i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të drejtë, të paanshme, të pavarur dhe në përputhje me kuadrin ligjor të Gjykatës së Lartë të KSK-së. Ata nuk do të ndikohen nga asnjë presion ose ndikim i jashtëm.
- Kur do të jepet vendimi në lidhje me ish-udhëheqësit e UÇK-së?
Angela Griep: Pas mbylljes së çështjes më 18 shkurt, Trupi Gjykues ka deri në 90 ditë për të marrë një vendim. Nëse u duhet më shumë kohë, këto 90 ditë mund të zgjaten me 60 ditë të tjera. Një datë konkrete për shpalljen e vendimit nuk është caktuar ende.
- Në këtë rast, a po gjykon, dënon apo synon gjykata speciale UÇK-në ose individët?
Angela Griep: Ligji parashikon qartë përgjegjësinë penale individuale, që do të thotë se personat mund të mbahen përgjegjës vetëm për krimet që kanë kryer si individë, jo si përfaqësues të ndonjë grupi apo komuniteti.
JU PERKUJTOMË SE:
Personat kryesorë në paraburgim që nga nëntori 2020 janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ka filluar në vitin 2023 dhe ende po vazhdon.
Përveç aktakuzës kryesore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi (bashkë me Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) përballen edhe me një aktakuzë të dytë. Aktakuza e dytë, në vitin 2023 u ngrit një aktakuzë tjetër kundër tyre për: Pengim të drejtësisë, ndikim mbi dëshmitarë dhe zbulimt të informacioneve konfidenciale.
Kjo çështje është e ndarë nga procesi kryesor për krime lufte. Pra, aktualisht ata kanë: Procesin kryesor për krime lufte/krime kundër njerëzimit. Një proces të veçantë për pengim të drejtësisë.
Do perkujtura se Dhomat e Specializuara të Kosovës (e njohur si “Gjykata Speciale”) u krijua në vitin 2015. Më 3 gusht 2015 u themelu nga Kuvendi i Republikes se Kosovës duke votuar ndryshimet kushtetuese që lejuan krijimin e saj. Votimi kaloi me 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim (nga 120 deputetë). Pas kësaj u miratua edhe ligji për Dhomat e Specializuara. Ajo u krijua pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht nga: Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

