4.7 C
Berne
vendredi 15/11/2024

Gjashte vite nga dështimi në Dubai, ja kur Kosova do te anëtaresohet ne Interpol

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ehste i vetmi gazetar shqiptar qe ndjek Asamblet e Përgjtihsme te Interpol-it ne vende te ndryshme te botes

DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe –Para gjashte vitesh ne Dubai ishte mbajtur Sesioni i të 87-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ngjarja globale e zbatimit të ligjit ku ishinmbledhur rreth 1000 përfaqësues zyrtarë nga 173 vende, duke përfshirë 85 shefa policie dhe gati 40 ministra. Konferenca katërditore do të trajtojë edhe ceshtje e Kosoves (mos) anetaresimin e saj. Pos Interpol-it shqiptar ne AP ne Dubai ishin edhe nga policia e Kosoves, prezent ishte ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe ish-shefi i diplomacise kosovare Begjet Pacolli. Aty ishin edhe 17 gazetarë nga Kosova, por asnjeri nuk mundi te ndiqte punimet e AP te Interpolit, për nje gazetari shiptare, redaktorit të gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili eshte vetmi gazetar qe ndjek Asamblet e Përgjtihsme te Interpol-it ne vende te ndryshme te botes.

Kosova ka dështuar për herë të tretë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Interpol. Ajo po përpiqet prej vitit 2010 që të anëtarësohet në këtë organizatë, por dy herë ka dështuar të futet në rend dite. Kësaj radhe kërkesa e Kosovës është futur në rend dite, por pas dy votimeve dështoi të pranohet në Interpol. Në raundin e dytë dhe vendimtar, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol votuan 68 shtete, kundër ishin 51 ndërsa abstenuan 16 sosh. Në raundin e parë për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 76, kundër ishin 56 ndërsa kanë abstinuar 22 vende. Për anëtarësimin e një shteti në Interpol kërkohen dy të tretat e votave.

Shkon Jürgen Stock, vjen Valdecy Urquiza

Brazilianja Valdecy Urquiza është emëruar në krye të organizatës ndërkombëtare të policisë Interpol. Ai pason gjermanin Jürgen Stock. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 92-të në Glasgow, Shtetet Anëtare të Interpolit votuan në favor të emërimit të z. Valdecy Urquiza si Sekretar i Përgjithshëm i ardhshëm i Organizatës, tha kjo e fundit në një deklaratë për shtyp të martën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Zoti Urquiza ka marrë detyrën me 7 nentor për një mandat pesëvjeçar në përfundim të asamblesë së përgjithshme. Dhe ketu sa do t ejene gjasa Ksova te jete antera ee Interpol-it qe do te udhihet nga nje perosn (brazilien) shteti it e cilit nuke ka njojur Kosoven, mbetet qe te shifet.

Me 196 shtete anëtare, Interpoli është organizata më e madhe policore në botë dhe koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar policor.

Komisioneri i Policisë braziliane do të marrë detyrën në mbyllje të Asamblesë së Përgjithshme të enjten më 7 nëntor, kur Sekretari i Përgjithshëm aktual, Jürgen Stock, do të përfundojë mandatin e tij të dytë dhe të fundit pasi ishte në krye të Organizatës për 10 vjet, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Komisioneri i Policisë braziliane do të marrë detyrën më 7 nëntor 2024 pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme, Mbretëria e Bashkuar – Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka zgjedhur Valdecy Urquiza si Sekretaren e Përgjithshme të radhës të organizatës më të madhe të policisë në botë.

Duke falenderuar delegatët për besimin e tyre në emërimin e tij, z. Urquiza u zotua të promovojë barazinë dhe diversitetin brenda Organizatës, të koordinojë me vendet për të ofruar hetime dhe operacione efektive dhe të ofrojë iniciativa për ndërtimin e kapaciteteve të përshtatura për çështjet rajonale të policisë.

Z. Urquiza tha: “Angazhimi im është të formoj një INTERPOL që nuk plotëson vetëm kërkesat e sotme, por parashikon dhe përgatit për sfidat e së nesërmes.

“Një INTERPOL i fortë është ai që përfshin të gjithë. Kur respektojmë dhe ngremë perspektiva të ndryshme, marrim një qasje më të qartë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë globale.

Si ndodhi që Kosova nuk arriti të bëhet pjesë e Interpolit?

Dështimi i Kosovës ka ardhur pas një fushate të gjërë të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër anëtariësimit të Kosovës. Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq i cili gjendet në Dubai në krye të delegacionit serb, tha se organizata Interpol duhet të deklarohet kundër anëtarësimit të “shtetit ë rrejshëm”. Në të kundërtën, siç tha ai, të dhënat e kësaj organizate “do të binin në duart e terroristëve”.

Kush ishte fajtor sipas përfaqësuesve të shtetit, që ishin të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate dhe cili ishte reagimi i Serbisë në momentin kur Kosova nuk mori votat e nevojshme mund te themi se faji ishte tek Kosova, pikërisht tek qeveria aktuale e cila kishte bere shume pak për eliminimin e krimtit e organizuar, sidimos en Veri te Kosovës.

Ja pse Kosova keto 20 vitet e fundit, tri here aplikim, deshtoi te jete anetare e Interpolit..
Ne cdo interviste qe kam pasur me shefat e Interpol-it dhe Asamblete e Pergjithshme qe kam ndjekur te kesaj organizate nderkombetare policore anti krim (Lyon, Dubai, New Delhi, Malta, Rome…) per keto deshtime te Kosoves ne Interpol kane thene per shkak krimeve te shumta, per shkak te prodhimit dhe trafikut te droges, per shkak vrasjeve te pa zbuluara dhe krimineleve te pandeshkuar, sidomos te gazetareve dhe veprimtareve te njohur te ceshtjes kombetare me motive politike siq kane konstatuar disa here NATO dhe OKB. E dini se mijera dosje te krimeve jane duke fjetur te prokurori?!..
Per mos pranimin e Kosoves ne Interpol sot nuk mund te akuzosh as policine dhe qeverine e Kosoves te cilet kane tolerance zero ndaj krimineleve, por jo edhe prokuroret te cilet jane treguar lojal. Prandaj, pa reformimin ne drejtesine kosvare me njerez te duar te pastra, ska anetaresim te Kosoves ne Interpol!

 

Derniers articles