9.9 C
Berne
dimanche 7/09/2025

Gazeta e njohur zvicerane ne shqip LeCanton27.ch e shpall Veton Elshanin « Personalitet i Vitit »

Gjenevë/UN, 26 shtator – Me rastin e Dites se Policise, me 26-vjetorit te themelimit dhe funksionimit te policise se Republikes se Kosovës, institucionit më të besueshem ne rajon, gazeta e njohur zvicerane ne shqip LeCanton27.ch (më e cituara ne mediat zvicerane) e ka shpallur « Personalitet te Vitit » zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e veriut  nënkolonel Veton Elshanin pë rrolin dhe kontrbutine tij për paqes dhe stabilitet në vend sidomos ne Veriun e Republikes se Kosovës.

Redaksia e gazetes zvicerane e quan Elshanin ”gardian i paqes » ne Veri te Kosovës i cili me punne tij te palodhshme me vite te tera i kontribuoi stabilitetit dhe ruajtjes se rendit duke krijuar një ambient të sigurt për gjithë qytetarët e komunës së Zveçan, ne Veri dhe më gjerë. Kjo mirënjohje i jepwt z.Veton Elshanin për “përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrës..”!

Veton Elshani, me profesion polic, pjesëtar i policisë së Kosovës për shumë vite, pozita e tij është zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit.

Duhet theksuar se gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch me cmin e saj tradicional per cdo vit shpall nga nje Personalitet të Vitit, cofte ai kombetar apo nderkombëatr qe i kane kontribuar avancimit te paqes, sigruisë, demokracise, sportit apo ne sfera te ndryshe te kultures dhe biznesit shembull këta të integrimi dhe qe u bene ura miqesie mes zviceraneve dhe shqiptareve.

Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch kishte shpallur personalitete të vitit presidenten e Kosoves dr.Vjosa Osmani, para tri vitesh ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey për rolin e cila si shefe e diplomacise zvicerane i kontrboi avancimit te procesve paqesore dhe demokratike nga nga KS i OKB-së ku per here te pare abasadori zviceran permendi fjalen pamvaresi për Kosovë e deri kur ndodhi vertete pamvaresia e saj de facto de jure. Pastaj edhe Ismajl Kadarenë, Granit Xhakën si personalitet i Vititi 2022″

Elshani: Policia e Kosovës ne rruge te mbarë, drejt nje policie profesionale, sikur ajo e Zvicrës!

Ne biseden e fundit për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch, z.Elshani ishte shprehur se « policine e Kosoves do ta bejme sikur polocia e Zvcres, profesionale për t’i kontbouar paqes dhe stabilitetit dhe per te siguar levizje te lire dhe jete te sigurt dhe ne harmoni per gjithe qytetaret e vendit, pamvaresisht nga nacialiteti i tyre, bindjet politike, gjuha dhe besimi i tyre… »

Veton Elshani ka kontribuar në forcimin e rendit dhe sigurisë në rajonin e veriut duek mesuar nga pevoja e policise zvicerane dhe nderkobmëatre,  për te udhëhequr operacione të ndryshme për të adresuar sfidat e sigurisë. Ai është i njohur për aftësitë e tij menaxhuese dhe përkushtimin ndaj zbatimit të ligjit.

Gjatë karrierës së tij, Elshani ka marrë pjesë në trajnime ndërkombëtare dhe ka zhvilluar një eksperiencë të thellë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë publike. Përveç rolit të tij në polici, ai është angazhuar gjithashtu në iniciativat që promovojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetet lokale.

Veton Elshani ka filluar karrierën e tij ne Shkurt 2000 si zyrtar Patrullues ne Stacionin Policor në Pejë. Gjatë punës së tij në Stacionin Policor ka punuar në njësi dhe pozita te ndryshme (Patrullë, Hetime, Udhëheqës i njësive te ndryshme etj.).

I njëjti në qershor të vitit 2001 është promovuar në gradën Rreshter, ndërsa ne janar 2002 ka filluar punën si instruktor ne Akademinë e Policisë ne Vushtrri, Koordinator Rajonal I Akademisë se Policisë si dhe zëvendës Kryesues I Divizionit për Menaxhim dhe Zhvillim te Lidershipit. Ne dhjetor 2002 është promovuar ne Gradën Toger e ne Mars 2005 edhe ne Gradën Kapiten.

Kush eshte nenkoloneli Veton Elshani?

Nga Korriku 2005 e deri ne Maj 2006 ka punuar si Shef i Shërbimeve Regjionale ne Peje.

Nga Maji 2006 e deri me shkurt 2009 i njëjti ka punuar si zëdhënës i Policisë se Kosovës duke kaluar neper periudha te ndijshme për vendin pasi qe kjo periudhe e ka perfshi periudhën para, gjate dhe pas pavarësisë se Kosovës.

Nga shkurti 2009 e deri ne maj 2011 ka punuar si Mbikëqyrës i Zyrës për bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare e nga momenti i themelimit te Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar ne Fushën e Zbatimit te Ligjit (ILECU) ne vitin 2011 e ka udhëheq këtë Drejtori deri me 2019. Gjate kësaj kohe i njëjti është promovuar ne gradën e Majorit ne shtator 2014 e mandej edhe ne shtator 2018 ka fituar gradën e Nënkolonelit.

Si shans për zhvillim në karriere ne gradën e Nënkolonelit i njëjti ne Prill 2019 ka kaluar ne pozitën Zëvendës Drejtor Rajonal në Pejë detyre te cilën e ka kryer për 4 vite deri ne Prill 2023.

Duke parë nevojën e angazhimit te tij ne Veri të vendit Shërbimi e ka caktuar që nga Prilli 2023 në pozitën Zëvendës Drejtor në Rajonin e Veriut të vendit, detyrë që vazhdon ta kryej edhe tani.

Gjate kohës sa ishte ne këtë pozite ne vitin 2025 si kontribuues i sigurisë dhe paqes është zgjedhur si qytetar nderi nga Komuna e Mitrovica Veri dhe ajo e Zveçanit.

Gjatë periudhës 24 vjeçare si punonjës i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka kaluar nëpër trajnime të ndryshme ne vend dhe jashtë vendit. Këto kurse dhe trajnime kanë qenë në vazhdën e ngritjes së tij personale  dhe profesionale dhe duke marr parasysh se për 10 vite ka qene si urë lidhëse ne mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ne Policinë e Kosovës, vizitat e tij studimore jashtë vendit kanë qenë të shumta.

Në 2002 ka përfunduar trajnimin Ndërtimi i Demokracisë në Kosovë në Qendrën George C. Marshall e njohur si Qendër për Studime të Sigurisë në Gjermani, ndërsa në të njëjtën qendër në dhjetor 2003 ka përfunduar trajnimin ne kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare dhe të sigurisë “Liderët në shekullin 21”.

I njëjti ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në vitin 2007, ndërsa momentalisht vazhdon studimet e Juridikut

Në vitin 2014 ka përfunduar trajnimin ne Akademinë e Drejtësisë Kriminale ne Roswell të New Mexico-s (SHBA)

Veton Elshani gjatë karrierës së tij profesionale ka pranuar edhe medalje te ndryshme për punën e tij duke përfshirë edhe nga shtetet Evropiane

I njëjti është i martuar dhe baba i dy fëmijëve

Derniers articles