30.3 C
Berne
samedi 14/06/2025

Filantropi Lazim Destani ne Furmin Ekonomik në Dusseldorf: Sot Kosoves dhe viseve tona mbi te gjitha i nevoitet zhvillimi ekonomik

Nen organizmin e Konsullates se Republikes se Kosovës ne bashkëpunim me Unonin e Bizneseve Shqiptare në Dusseldorf të Gjermanisë po mbahet Forumi Ekonomik dy ditore (13-14 qershor) ku po marrin pjese rreth 100 pronarë dhe afaristë nga Kosova dhe diaspora shqiptare në kete vend. Ne mesin e tyre eshte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural z.Faton Peci. Perveq ministrit, punimet e forumit ekonomik po e ndjek edhe filantopi dhe biznesmeni ndekrombëtar qe jeton dhe vepron ne Gjermani z.Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nga Gjermania.
ilantropi dhe biznemsnei i njohur shqiptar me renome nderkombëatre i cili jeton dhe vepron ne Gjermani z.Lazim Destani para përfaqesueve te bizneseve shqiptare dhe gjermane nder tjera tha se « Sot Kosoves dhe viseve tona mbi te gjitha i  nevoitet ekonomia. Ekonomia e zhvlluar mire e drejton edhe politiken. Prandaj duhet me i dhene me shume rendesi se si mund te investojme ne Kosovë edhe vendlindjet tona për te ndihmuar vendin tone si ne avancimin e proceseve ekonomike ashtu edhe ne ndertimin dhe zhvillimin e vendit.. »
Ja postimi i z.Destani për Forumin Ekonomik  në Dusseldorf të Gjermanisë 
Dje pata nderin e kënaqësinë që si përfaqësues i Këshillit Koordinues të Diasporës të marr pjesë në ceremoninë festive për shënimin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës. Për shënimin e kësaj feste kombëtare, 26 vjetorin e çlirimit të vendit, aktiviteti u mbajt në Dyzeldorf të Gjermanisë nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në po këtë qytet.
Në këtë ngjarje të bukur e të denjë, së bashku me përfaqësues të institucioneve, intelektualëve dhe figurave publike nga Kosova e Gjermania, miq të Kosovës e bashkatdhetarë nga Gjermania, u mblodhëm për të reflektuar e nderuar vlerat e larta që përfaqëson kjo ditë: përpjekjet e sakrificat shekullore për liri e pavarësi, dëshmorët e lirisë, si dhe dinjitetin e unitetin tonë kombëtar.
Në emër të Këshillit Koordinues të Diasporës, pata nderin t’i përshëndes të pranishmit me një fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë historike dhe rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve tona me atdheun. Lavdi të rënëve për lirinë e atdheut!
Me mbarimin e kësaj ceremonie, në po këtë ambient, vazhduam me punimet e Forumit Ekonomik Kosovë – Nordrhein-Westfalen (NRW), organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Këtu ishin të pranishëm afaristë të shumtë nga Kosova e nga diaspora shqiptare në Gjermani. Forumet e këtilla nuk janë vetëm platforma bashkëpunimi ekonomik – ato janë dëshmi e gjallë se diaspora është një faktor kyç, me ide dhe kapacitete investuese, për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Kosovës.
U diskutua për mundësi konkrete bashkëpunimi, sfida të përbashkëta dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një rrjeti funksional ekonomik, të fuqishëm e të qëndrueshëm, që lidh Kosovën me diasporën. Me vizion e bashkëpunim, arrijmë çdo synim!
Me këtë rast falënderoj Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf për organizimin dhe mikpritjen. Po ashtu, falënderoj Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që me përkushtim të madh po punon për forcimin e këtij partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe komunitetit të bizneseve tona në mërgatë.

Derniers articles