-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Ekspertët zviceranë shkojnë në Qendrën e Paraburgimit ku mbahej Astrit Dehari, ekzaminohet vendi i ngjarjes

Sot, në qelinë e paraburgimit në Prizren, në vendin ku është gjetur i vdekur ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje do të shkojnë ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është paraqitur në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Deharit.

Pas këtij takimi, Gashi është nisur së bashku me disa ekipe në mesin e tyre edhe ekspertët zviceranë për në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express duke thënë se ekspertët zviceran do të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Tashmë jemi nisur për Prizren, faktikisht ekspertët zviceranë kanë qenë nga ora 9 deri tash ku janë duke dhënë sqarime. Do ta shohim qelinë, dhe ekipi do ta shoh vendin e ngjarjes është vendosë që në ora 3 e gjys do të jemi aty dhe do të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Do të jenë edhe ditën e nesërme, janë një mori ekipesh. Janë dy ekspertë zviceranë ata që e kanë përpilu ekspertizën që e eliminon vetvrasjen”, ka thënë Gashi.

Vijnë autorët e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, familja dhe Tomë Gashi paraqiten në Polici

Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, është paraqitur sot në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Astrit Deharit, ku do të marrin pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse e kritikoi Prokurorin e Shtetit, Gashi i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në takimin me ekspertët zviceranë të mjekësisë ligjore që dhanë ekspertizën e tyre për vdekjen e Astrit Deharit.

“Në kërkim të drejtësisë!”, ka shkruar Gashi mbi fotografinë me prindërit e Astrit Deharit.

Para katër ditësh, kur iu bë ftesa, Gashi ngriti dyshime për rikonstruimin e qelisë ku vdiq Astrit Deharit, duke theksuar se nuk i beson Prokurorisë, e cila sipas tij, mund të fshehë diçka./Express

Derniers articles