Preshevë, 29 mars -« Nëse në vitin 2016 janë thyer rregullat e demokracisë kur PDSH ishte e para dhe shkoi në opozitë, atëher është krijuar mundësia që edhe kësaj radhe të ndodhë… » ka thëne kryetari i PDSH-së Dr.Ragi Mustafa i cli permes nje omunikate ka faldsneruar qyteraet e Preshves për zgjdhje te qeta dhe perkrahjen e PDSH-së e cila ka shënuar një rritje te dukshme, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kryetari i Partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka fituar zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, me 6 mijë e 20 vota, të përkthyera në 14 mandate. Partia e dytë me më shumë vota është partia demokratike shqiptare, e kryesuar nga Ragmi Mustafa. Ndërsa partia për Veprim Demokratik, e Ardita Sinanit ka fituar 7 mandate në kuvendin komunal. Zgjedhjet e parakohshme të 28 marsit ishin të tretat brenda katër viteve ndërsa pjesëmarrja ishte e ulët.
« Të dashur anëtar e simpatizues të Partisë Demokratike Shqiptare, zgjedhjet lokale tanimë kanë mbaruar. Jemi në pritje të rezultateve preliminare nga KKZ. Megjithëate partia ka siguruar rezultatet e zgjedhjeve nga anëtarët e saj të këshillave të votimit. Jemi të radhitur në vendin e dytë. Prandaj, falënderimet u takojnë gjithë atyre që dhanë kontribut në këtë rezultat edhe pse më të fuqishëm e kemi pritur.. » thuhet ne fillimit te komunikates se kryetarit te PDSH-së z.Ragmi Mustafa i cili ka falekderuar votusit per besimin ndaj prtise se tij në Preshevë
Sipas liderit të PDSH-së » Nga ana tjetër, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ofron më shumë mundësi të formimit të Pushtetit Lokal. Nëse në vitin 2016 janë thyer rregullat e demokracisë kur PDSH ishte e para dhe shkoi në opozitë, atëher është krijuar mundësia që edhe kësaj radhe të ndodhë. »
« Një prej mundësive është që këtë pushtet aktual në formën e organit të përkohshëm t’a nisim për opozitë dhe t’a çlirojmë Preshevën. Këtë do e synoj përfundimish PDSH. Urime dhe fat e suksese në vazhdimsi. Fushata mbaroi,por politika po fillon, e këtë do të dijmë t’a bëjmë. #falemderit të madhe gjithë votuesve të PDSH-së #autokton e krenar.. » thuhet ne fund te komunkates se PDSH-së nenshkruar nga krytewrai i saj Ragi Mustafa