Accueil Balkans Takimi Kosovë-Serbi u mbajt në Bruksel, por deshtoi pasi serbëve ju kishte «ikur treni »

Takimi Kosovë-Serbi u mbajt në Bruksel, por deshtoi pasi serbëve ju kishte «ikur treni »

0
Takimi Kosovë-Serbi u mbajt në Bruksel, por deshtoi pasi serbëve ju kishte «ikur treni »

Burksel, 1 qershor -Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi pati takim bilateral në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, njufton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Në prononcimin për media pas takimit, Bislimi bëri të ditur se në këtë bisedë u diskutua qasja e re që BE-ja synon të ndërmarrë në fazat e ardhshme të dialogut, si në nivelin e kryenegociatorëve, ashtu edhe në takimet e nivelit të lartë që udhëhiqen nga përfaqësuesja Kaja Kallas.

Por sipas gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch  delegacioni nga Beogradi ishin vonuar gjatë udhëtimit, qe si duket serbëve ju kishte « ikur treni »

Zëvendëskryeministri nënvizoi disa tema të rëndësishme që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje të shpejtë apo përgjigje nga Brukseli.

Në veçanti, ai përmendi mospërmbushjen e obligimeve nga Serbia në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, përfshirë ndërtimin e tri pikave kufitare të parapara dhe mungesën e përgjigjes për propozimin e Kosovës për hapjen e pikave sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, të cilat Serbia vazhdon të mos i pranojë, duke krijuar pengesa për eksportet kosovare. Po ashtu, u diskutua moszbatimi i marrëveshjes për energjinë, veçanërisht dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bllokimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë.