4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Deputeti nga Lugina e Presheves Shaip Kamberi takon ambasadorin e OSBE-se. Flasin per diskriminimin e te drejtave te shqiptareve

Prezenca e shtuar e ndërkombëtareve – domosdoshmëri për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me ambasadorin e ri të OSBE-së, E.T. Jan Braathu, bashkëbiseduam dje për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për stagnimin e integrimit e mungesën e përfaqësimit.

Për mosnjohjen e diplomave të studentëve dhe mungesën e vullnetit politik për avancim të arsimit shqip.

Njoftova ambasadorin me shqetësimin rreth pasivizimit të adresave të bashkëqytetarëve tonë dhe me rrezikun që ky fenomen, pas Medvegjës, paraqet për komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Mbi 1700 qytetar shqiptar janë pasivizuar vetëm në tre vitet e fundit në Medvegjë dhe kjo ka ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në këtë komunë e poashtu ka përjashtuar ata nga jeta institucionale.

Shkelje drastike e të drejtave elementare për një pakicë. E paparë, madje. Njejtë sikur gjuha e urrejtjes në raport me shqiptarët e që ka marr hovin institucional nga krerët e lartë shtetëror.

Faleminderova Misionin e OSBE-së për prezencën e tyre të rregullt në Luginë të Preshevës dhe për bashkëpunimin mes nesh.

Urova ekselencën e tij për detyrën e re dhe i dëshirova suksese në përmbushjen e misionit të tij.

Derniers articles