10.2 C
Berne
mardi 1/04/2025

Shkon Christopher Hill, vjen Mark Brnovic, ambasador i ri amerikan në Serbi. Qentë e tij quhen “Rakija” dhe “Pivo”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se Mark Brnovic do të jetë ambasadori i ardhshëm i këtij vendi në Serbi. Mark Brnovic është një avokat, veteran, politikan dhe Prokurori i 26-të i Shtetit i Arizonës. Ai është i martuar me Susan Brnovic. Ambasdadroi i ri amerikan që do të zëvendësojë Christopher Hill është me prejardhje serbe dhe ka ndjekur shërbesat në Kishën e Shën Savës në Phoenix që nga fëmijëria, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton227.ch
Shqiptarët a do ta lypin Christofer Hillin?
Nese shikojme mbiemrin e tij me -vic dhe origjinen e tij bashke me aktivitetet e tija i lidhur ngusht me kishen ortodokse, pas se ciles qëndrojne te gjitha te zezat në Kosovë dhe shqiptareve, shtrohet pyetja se shqiptarët a do ta lypin Christofer Hillin? Të shpresojme që jo, nëse eshte shkolluar dhe edukuar në frymen amerikane, tolerancën dhe demokracine e SHBA-ve!
Gazeta zvicerne ne shqip LeCanton27.ch ka mesuar se Brnovic mori një diplomë bachelor në shkencat politike nga Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe një doktoraturë juridike nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të San Diegos.. Ai tha se nëna e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara për t’i shpëtuar komunizmit. Brnovic dhe familja e tij u transferuan në Arizona kur ai ishte i ri.  Ai ishte kandidat për senator në zgjedhjet për Senatin e SHBA-së në vitin 2022.. Brnovic  gjithashtu thekson shpesh rëndësinë e sfondit familjar në mediat sociale. Në një postim të tillë ai ka treguar se kafshët e tij shtëpiake quhen “Rakija” dhe “Pivo”.
Brnovic do të zëvendësojë Christopher Hill, i cili ishte ambasador i SHBA-së deri në janar të këtij viti.

Derniers articles