0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Berisha: Amenetin e shefave te PDK-së, Isa Mustafa e qoi në vend, per ta shkaterruar LDK-në e Rugovës

« Tani kur LDK-së ka ra nën 13% dorëheqja e zotit Miustafa nuk qon kurrefar peshe, ky njeri s’bashku me Agim Veliun, Bajram Gecajn, Skender Hysenin, Driton Selmanajn, Arben Gashin e disa të tjerë që krejt fushatën e kishin t’orjentuar kundër Zonjës Osmani ishte aq kontraproduktive sa që ajo ua rrëmbei ma shumë se gjysmën e elektoratit.! Tani LDK-së së rrënuar për toke i vyen edhe një dekadë për ta rimarr veten!.. » ka thenë per gazetren zvicerane Le Canton27.ch veprimtari i njohur i ceshtjes kombetare ne Gjermani, njëherit anetari i LDK-së dhe bashkëpuntori i ngusht i Rugovës z. Xhevat Berisha autor i gjashte veprave letrare.

* Z.Berisha fillimisht mund te na thoni ca fjale per juve nga koha si student deri ne kurbet…dhe akivtetet e juaj ne diaspore (Gjermani)?

Xhevat Berisha: Unë nuk e pata fatin që ti përfundoi studimet në Kosovë, sepse posa ato i fillova në gjuhë dhe letërsi, u burgosa dhe u denova me pes vite burg të rënd, pas daljes nga burgu vazhdova aktivitetet e mija politike, dhe prap u denova nga gjykata e Lipjaninit me një vit burg, dhe për ti hikur këti denimi, me vitin 1993 u detyrova që ta lëshojë Kosovë s’bashku me familjen time. Pas ardhjës në Gjermani jam kyqur në aktivin e LDK-së, veprimtaria ime ka qenë e fokusuar në njoftimin e opinionit gjerman me dhunën që bënte regjimi serb në Kosovë.

Po ashtu për një periudhë e kam udhëhequr komisionin e 3% në rrethinen ton, dhe ma von jam emruar arkatar i komisionit gjithqka për pavarsien e Kosovës ku në fondin e FRK-së i kam derdhur rreth 2 miljon e shtatqindmij DM.- mjete të grumbulluara nga bashkatdhetarët.
Që nga viti 2003 kam vazhduar studimet në drejtimin „menagjim publik“ dhe i kam përfunduar me 2008, që nga ajo periudhë punoi në profesionin tim në shtëpien e kulturës së qytetit Kaiserslautern.

* Meq teme aktuale, jane sot ner Kosovë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe fitorja e thelle e Albin Kurtit me Vjosa Osmanit dhe humbja e thelle e Isa Mustafes ju si e keni pritur ket kthese te themi radikale? LDK e Rugoves a mertion ket cfare i beri Isa Mustafa ?

May be an image of 3 people, including Xhevat Shyqeri Berisha, people standing and indoorXhevat Berisha: Dr. Rugova ishte njeri i cili bënte kërkesa që vota të shpërndahet në formë plurale dhe ai nuk ishte kundër asnjë partie politike, mirpo ai i kishte kuptuar qëllimet e Hashim Thaqit dhe thoshte se kët njeri duhët mbajtur larg pushtetit, sepse është i damshëm për Kosovën.

Pas vdekjes së Rugovës, Fatmir Sejdiu edhe Isa Mustafa e sollë n’pushtet.!
Kurse Albin Kurti nuk ka qenë ndonjë faktor që Rugova është marr shumë me te, Ai si aktivist i ri e ka kritikuar disa herë, por disa here ka folë edhe mirë për Dr.Rugovën, të tillë kemi edhe brenda strukturave të larta të LDK-së.

Në momentet kur LDK-së e kishte ri-marrë vetën si asnjëher ma parë, pas vdekjës së Dr.Rugovës Isa Mustafa për kundër vullnetit të elektoratit e bëri koalicionin famkeq me 2014 me PDK-së..!

Për ta lënduar edhe ma shumë elektoratin, ai bashk me Alma Lamat, Kujtim Shalën e Arbenat të cilët ma von u akomoduan sipas marrveshjeve e bënë Hashimin President .!
Gjat një kuvendi t’LDK,s Isa Mustafa, delegatët e Mërgatës i la në diell për orë të tëra dhe nuk i lejoi t’marrin pjesë në punimet ekuvendit.!

Në kuvendin e rradhës me rojet e tija, e rrahu Donika Gërvallën para syve të botës..!

Para zgjedhjeve të kaluara e nominoi Vjosa Osmanin për kanandidate per kryeministër, por postin e kreut të LDK-së nuk e lansoi te zonja Osmani, e që duhëj ta bënte s‘paku me një kusht që nese ajo nuk arrinë ti fitoj zgjedhjet, me liru postin e kreut të LDK-së; kjo dobësi e tija bëri që LDK-së t’mos i fitoj zgjedhjet.!

Isa Mustafa para se t’bënte koalicion me VV, ai veq kishte bërë koalicionin „B“ me PAN sipas skenarit të Hashim Thaqit.!

E nominoi Agim Veliun për ministër të brendshëm, i cili qdo fillim-dite thoshte: ky koalicion nuk zgjatë.!

E rrëzoi qeverien Kurti sipas skenarit të Hashimit dhe t’Ramushit në kohë Pandemije.!
E bëri qeverien Hoti me votën e Haxhi Shalës pas gjysmës së natës me Hashimin dhe Ramushin me kusht që djali i tij t’bëhet konsul në Çeki, shqiptarve u kishte qitë vija t’kuqe në anën tjetër e formoi qeverin dhe rrol kyq iu dha Rakiqit.!

I tha Server Dodës grumbullomi mesazhat për ta perjashtuar Vjosa Osmanin nga strukturat, dhe i ofroi asaj që t’rri si anëtare e thjesht e LDK,së edhe pse ai e dinte se Vjosa gëzonte përkrahje të cilën ajo e kishte deshmuar kur Isa e renditi me Nr.81, e ajo e theu rekordin duke i marr mbi 60000 vota nga ajo renditje.!

Isa Mustafa gjat fushatave e akuzonte SHIK-un pë vrasjet e figurave t’LDK,s, në anën tjetër sa ishte Kryeministër krijoi fondin për mbrojtjen e tyre.!

Kur Hashim Thaqi dhe sejmenet e tij që mbuloheshin me petkun e LDK-së dhe e fyenin familjen e Zonjës Osmani duke ia identifikuar babain e saj me portretin e Milan Martiqit, Isa bashk me disa miq të tij, n’vend se ti dilnin n’mbrojtje i pëlqenin sharjet dhe falcifikimet e tilla.

Nuk ka njeri të pagabueshëm, edhe Vjosa gaboi kur i besoi manipulimit të Ramushit gjoja se është arritur marrveshje n’mes dy presidentve që t’kthehet Qakorri dhe ia votoi demarkacionin, mirpo mos t’harrojm se që nga viti 2014 Vjosa bashk me ne disa, kemi kërkuar rreshtazi reformimin e partisë, por kërkesat tona as që jan shqyrtuar ndonjëherë.!
Përkundrazi Isa Mustafa ka grumbulluar humbësit rreth Zotit Hoti dhe i dorzoi bastionet tona te „pionerët“ e Qosjes, pa i shkuar as mendja se duhët marrë përgjegjësi dhe duhet lëshuar rrugë atyre që e kthejnë LDK-së aty ku e meriton.!

Këto ishin arsyet pse unë pas 30 vite aktivitet u detyrova i mllefosur mu largu nga strukturat e LDK-së

Tani kur LDK-së ka ra nën 13% dorëheqja e zotit Miustafa nuk qon kurrefar peshe, ky njeri s’bashku me Agim Veliun, Bajram Gecajn, Skender Hysenin, Driton Selmanajn, Arben Gashin e disa të tjerë që krejt fushatën e kishin t’orjentuar kundër Zonjës Osmani ishte aq kontraproduktive sa që ajo ua rrëmbei ma shumë se gjysmën e elektoratit.! Tani LDK-së së rrënuar për toke i vyen edhe një dekadë për ta rimarr veten! Thene shkurt, amentitin e shefave te PDK-së, Isa Mustafa e qoi ne vend, per ta shkaterruar LDK-ne e Rugovës!

* Kur eshte fjala per zgjedhjet cfare mendni per KQZ dhe sjelljet e shefes se ketij insituconi me voten e diaspores po diskriminohet, po masakrohet vota e diaspores. Pse ndodhe keshtu kur dihet se me shume se gjysma e Kosoves sot mbeten gjalle nga Gjermania, Zvicra dhe diaspora tjeter ne vendet evropiane dhe Amerikë?

Xhevat Berisha: Zonja Daka është rreshtuar politikisht, gjë që bjen ndesh me ligjet dhe kushtetutën e shtetit, largimi i saj dhe reformat në KQZ jan të pa-shmangshëme.

* Veq qe merreni me aktivitete kombëtare ne Gjermani ju jeni i njohur edhe si shkrimtar. Meqe jeni autor i gjashtë veprave, mund te na thoni per cfare beni fjale ne to?

Xhevat Berisha: Unë kam botuar gjashtë libra: „LULET PA AROMË, HELMI MBI PLAGË, PSE IKIN SHQIPTARËT NGA VENDLINDJA, DIE ANKUNFT DER KOSOV-ALBANER IN KAISERSLAUTERN, PO NISEM NGA VOGOQINCA dhe KTHEM NË BURGUN TIM“ dikush mund t’më quaj poet por unë e dij se nuk jam shkrimtar. Në librat e mija kryesisht kam shkruar për konfrontimet që i kemi pasë në periudha të ndryshme me armiqët tanë serb, aty lexuesi mund të gjej edhe poezi të shumta që lidhen me qëndresën e popullit tanë dhe me masakrat që Serbija i ka kryer kundër popullit ton. Në librin në gjuhën gjermane kam shkruar për historinë tonë dhe masakakrat që serbia i ka bërë kundër nesh, kritika kët botim e ka mirpritur shumë mirë, dhe ky libër përveq që është futur në bibloteka, ai tani gjendët edhe i zyrtarizuar në arhivin e qytetit Kaiserslautern.May be an image of 13 people, including Xhevat Shyqeri Berisha, people standing and outdoors

Derniers articles