0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

Qindra mijëra serbë ne Beograd kundër regjimit te Vuçiçit dhe qeverisë së tij! A do te mbushet Moska me « Al Bashara » edhe nga ballkani?

Beograd, 22 dhjetor – Sot ne Beograd u mblodhen qindra mijërave serb kundër Vuçiçit dhe qeverisë së tij! Protestës së studentëve iu bashkuan edhe fermerë, aktorë dhe mësimdhënës…Ende nuk dihet fati ipresidenti serb i cli politikisht njeren kembe e ka ne Serbie tjetren en Rusi. A do te mbushet Moska me « Al Bashara » edhe nga ballkani, mbetet te shifet ditev te ardhshme, ka shkruar gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.

Vucic njerën kembe ne Serbi e tjetrën ne Rusi…

Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit, protestuan të dielën në Beograd për të kërkuar llogaridhënie për shembjen e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Serbia sot ne kembe, protesta ne Beograd kunder Vucicit..A do shpetoje Serbia nga lufta civile? – Vucic ditet e numeruara ne gishtërinje… Iku “Ballkani i hapur”. Pas Vucicit kush e ka radhen ne ballkan.. ?

Rrugët afër sheshit Slavija në qendër të Beogradit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve derisa mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar, duke e mbushur sheshin dhe pjesët përreth tij.

Demonstrata filloi pasdite me 15 minuta heshtje për viktimat e shembjes së strehës muajin e kaluar, ku humbën jetën 15 njerëz dhe u lënduan rëndë dy të tjerë. Shumë nga pjesëmarrësit ndezën dritat e telefonëve të tyre mobil dhe i mbajtën lart. Ende nuk dihet fati ipresidenti serb i cli politikisht njeren kembe e ka ne Serbie tjetren en Rusi. A do te mbushet Moska me « Al Bashara » edhe nga ballkani, mbetet te shifet ditev te ardhshme, ka shkruar gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Organizatorët kërkuan nga Qeveria t’i gjejë dhe t’i ndjek penalisht të dyshuarit që sulmuan demonstruesit gjatë protestave që përshkuan Serbinë në ditët pas shembjes së strehës.

Organizatorët gjithashtu kërkuan lirimin e aktivistëve të ndaluar gjatë protestave të mëparshme dhe shfuqizimin e procedurave ligjore kundër tyre.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad për të kërkuar llogaridhënie.

Disa nga protestat u shndërruan në dhunë, por nuk u raportua për dhunë gjatë demonstratës në Beograd më 22 dhjetor.

Shembja e strehës është shndërruar në ngarkesë politike për presidentin Aleksandar Vuçiç, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë.

Derniers articles