19.6 C
Berne
samedi 7/09/2024

U plagos me shigjetë në qafë dhe vrau agresorin, Daçiç jep detaje nga sulmi në Beograd: Po trajtohet si akt terrorist! Efektivi po ruante Ambasadën e Izraelit, por…

Beograd, 29 qershor -Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd. Ai tha se ky rast po trajtohet si akt terrorist.

Anëtari i Xhandarmërisë J.M. (34) është qëlluar në qafë me hark para Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe ka vrarë sulmuesin, njoftoi Radio Televizioni i Serbisë. Sipas raportimeve të para, ndonëse i plagosur rëndë, pjesëtari i Xhandarmërisë, i paidentifikuar, arriti të kthejë zjarrin dhe të mposhtë sulmuesin, i cili vdiq nga plagët e marr, por sulmuesi sipas disa mediave serbe, nuk është vrarë dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij. Dol perkujtuar se sivjet bëhen katër vite qe kur Izraeli ka njohur (4 shtator 2020) Pavarësinë e vendit fiqnje të Serbisë, Kosovën, vend ky me shumice muslimane, njofton gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch

Mespohet se nje police nga radhët e xhandarmërisë serbe ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në Qendrën Emergjente. Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, përmes një deklarate ka thënë se « një pjesëtar i xhandarmërisë, i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite në Dedinje, është plagosur nga një person i panjohur », citon gazeta zvcierane Le canton27.ch

Dacic ka shtuar se » xhandari është transportuar në Qendrën Emergjente në gjendje të vetëdijshme, ku do të kryhet operacioni për heqjen e shigjetës nga qafa. Janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme”.

Ndërkohë mediat transmetojnë informacione kontradiktore të pakonfirmuara për këtë ngjarje. Disa  media reportojne se nuk dihet nëse është shtetas i Serbisë apo i huaj. Madje disa shkruajne se sulmuesi nuk është vrarë.

« Akt terrorist kundër Serbisë, sulmuesi ndoshta lidhet me vehabiistët.. » paska thëne  Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq.

Ndyrshe, njftimet nga  Qendra Emergjente bëri të ditur se xhandari është në rrezik për jetën, se operacioni është në vazhdim dhe se nuk mund të japin informacione për momentin. Se carfe ehste ky zhihet ne Beograd me ket « sulmues » apo « vehabist » siq po e quajne ne Serbi, veq ishalla nuk inskenohet, siq e ka zakon Serbia, qe pas kesaj ngjarje mund te qëndrojne ndonje ndonje « shqiptar » ?

E them kete, sepse mediat ne serbi shpesh kanë  abuzuar me emrin  “vehabit”, pas vrasjes së një shtetasi norvegjez në janar të vitit 2016 nga forcat e xhandarmërisë serbe në Preshevë. Edhe pse mediat serbe ende nuk e kishin identifikuar viktimën, ata vendosën të bombardojnë faqet e para të gazetave me tituj të tillë si “Xhandarmëria vret vehabistët në Preshevë”. Disa ditë më vonë, familja e viktimës dhe vetë autoritetet serbe dolën publikisht dhe konfirmuan se ai nuk kishte asnjë lidhje me « vehabizmin » dhe nuk kishte vënë kurrë këmbë në xhami?!

Do perkujtuar se sivjet bëhen katër vite qe kur Izraeli ka njohur (4 shtator 2020) Pavarësinë e vendit fiqnje të Serbisë, Kosovën, vend ky me shumice muslimane, njofton gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles