Të jesh sot mësues-e dhe nanë është dicka shumë e madhe dhe me vlerë, është diçka e shenjtë, një mision fisnik dhe edukues. Në këtë drejtim, një filozof kishte thënë “Shpirtvegjël janë ata që punën e mësuesit e konsiderojnë të vogël!”.
Por bashkëbiseduesja jonë nga Bujanoci, zonja Belgizare Hyseni pedagoge dhe poete për gazeten zvicerane Le canton27.ch këtë thënie e thotë pak me ndryshe : “Shpirtmëdhenjë janë ata që punën e mësuesit e konsiderojnë të madhe!”.
Belgizare Hyseni ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan, për të vazhduar studimet në Fakultetin e Mësuesisë në Prishtinë, deri në vitin 2005, ku edhe diplomoi me notë të lartë. Belgizare Hyseni, ka nje përvojë të gjatë në arsim, bile kur ishte shumë e re nga mosha 9 vjeçare nisi me këngën. Më pastaj filloi punën mësuese në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi” në Roganë të Dardanës. Kjo mësimdhënëse e pedagoge e përkyer është malësore, meqë ka lindur në Breznicë të Komunës së Bujanocit e cila sot jeton dhe vepron Roganë.
Ajo nuk dëshiron të flas për vete, ne vetën e parë, por redaksia jonë ka mësuar se Belgizare Hyseni qe nga 14 tetor 2015 ishte pjesë e studimeve Master. Përveç studimeve ka punuar dhe paralelisht kishte edhe disa «profesione » tjera si nënë, mësueses, shtëpiake, poete, artiste.. »
« Momenti i mbrojtjes me sukses të temës së masterit vështirë të përshkruhet me fjalë. Në këtë studim 3 vjeçar kam përfituar mjaft në aspektin shkencor dhe profesional. Është mbyllje e një kapitulli të rëndësishëm të jetës, por jo ndoshta e ngritjes akademike. Uroj të krijohen mundësitë dhe rrethanat për arritje tjera”, thotë më modesti zonja Belgizare, ngase dëshira për ngritje arsimore buronte thellë nga shpirti i saj i ndezur nga brenda, e që po jetësohet me sukses.. » ka thenë pedagogia Belgizare Hyseni.
Belgizare Hyseni si shembull për mesueset dhe pedagoget tjere ka qenë pjesmarrese e nje serë seminaresh ne Kosovë dhe jashte duke perfituar përvoja ne mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukimin e gjeneratave të reja. Njëkohësisht ajo ka qenë disa herë mysafire e televizoneve tona si pedagoge duke dhënë këshilla për avancimin e edukimit dhe arsimit tonë ne Kosovë.
Ajo njihet edhe si poete dhe analiste pedagogjike, me punimet e saja botuar në shtypin perioidik me tema te larmishme për arsimin dhe fëmijët sikur « Roli i prindërve në zhvillimin dhe promovimin e vetëvlerësimit te fëmijët » apo « Shfrytëzimi i inteligjencave të shumëfishta gjatë mësimdhënies »..ajo me kujdes te madh i jep prioritet edukimit të fëmijëve por edhe profesionit të mësuesit, arsimtarëve se si të sillet ne mbarëvajtjen e procesit mësimor përballë nxënësve të tyre.
Në kohën e pandemisë ajo ishte e ftuar për të bërë xhirimin e E-mësimeve që do të transmetoheshin në kanalin e RTK-së .
Po ashtu ajo është dhe autore për hartimin e mësimeve në Librat e Mësuesit nga kompania “Dukagjini “
“Mësimdhënia është një mision i vështirë, i cili nuk mbaron kurrë, sepse çdoherë do jetë diçka tjetër për të mësuar, diçka të re. Jo, rastësisht profesioni ynë kërkon medimin e vazhdueshëm, permanent, apo gjatë gjithë jetës”, thotë ajo në fillim te bisedës për gazeten zvicerane Le Canton27.ch
« Mësuesit duhet të vetëdijesohen, por edhe të aftësohen se të gjitha inteligjencat kanë të njëjtën rëndësi, pa i dhënë përparësi asaj që mësimdhënësit e synojnë ose e dëshirojnë te nxënësit e vet, por të ndihmojnë në zhvillimin, identifikimin dhe promovimin e inteligjencave të shumëfishta.. » thotë në vazhdim bashkëbiseduesja jonë Belgizare Hyseni, pedagogia nga Malësia e Bujanocit sot mësuese në Kamenicë e cila po i kontribuon procesit edukativo-mësimor.
Bashkëbiseduesja jonë Belgizare Hyseni, për fund përmes gazetës zvicerane Le Canton27.ch uron ditën e mësuesve dhe personelit arsimor kudo që janë si dhe 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas ,duke uruar nënat tona këtë ditë, me të cilat ndjehemi krenare te cilat ishin « universitete » dhe insitucione private nga të cilat dolën kuadro të sukseseshsme të profileve të larmishme si: mësuese, gazetarë, mjekë, inxhinierë, deputetete, ushtare, krijuese, artiste, këngetarë, futbollistë, kreyministra e presidente si në vend ashtu edhe jashtë që po drejtojnë shtetin tonë dhe diasporë !