5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Bekim Jashari: Diaspora shqiptare kontribuese e madhe e clirimit të Kosovës financiarisht dhe me pushkë n’krah në frontet e luftes me uniforme te UCK-së perballe okupatorit serb

Kryetari i Skenderajt z.Bekim Jashari, njeherit anëtari i familjes legjendare Jashari në bisedë me gazetarin e kombetares Bota sot

Skenderaj 12 mars -Me rastin e 13-vjetorit te pamvaresise se Kosovës dhe 21-vjetorit te clirimit te Kosoves fale NATO-s ne ditet e « Epopese se UCK-së » gazetari i kombetare Bota sot, ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me djalin e heroit Hamëz Jashari, njëherit edhe kryetari i komunës së Skenderajt z.Bekim Jasharin.

Sulmi i forcave serbe mbi familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Gjate vizites sone në Prishtine na rane ne sy afishe me mndihkrimet « Liria ka emer-UCK-ne! Por, sot ne Prekaz pash se Kulla e Jashareve kishte emer, por jo edhe shtet! Ne fakt ka shtet, por Kosova qe 23 vjet nuk pat qeveri, por bandite, hajna dhe kriminele! E kishin lene shkret kullen e Jashareve ne Prekaz. Tuirp! Faqezite, lideret kosovar per 23 vjet ndertuan villa, shtepi luksoze dhe kulla per vete, por jo edhe Kullen e Jashareve, simbolin e rrezistences, lirise dhe pamvaresise se Kosoves!, ka shkruar gazeta Bota Sot para bisedes me njeriun e pare te komunes se Sekenderajt z.Bekim Jasharin.

Bekim Jashari, anëtari i familjes legjendare Jashari, situaten e viteve te fundit e ka cilesuar te mire ne krahasim të para vitit 1999 per te cilen gjendja ai ka falenderuar ushtaret e UCK-ne si dhe nderkombtaret sidomos NATO-n si dhe diasporen shqiptare te cilet ndihmuat gjatë dhe pas luftes ne Kosovë ne zhvillimin e vendit tonë.

Pyetjes se cfare mendon per shkëmbimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbisë, ide keto te Vucicit dhe Thacit, i pari i Skenderajve njeherit anëtari i familjes legjendare Jashari ne vazhdim ka thenë se se « pretendetimet per ndarje, per coptimin e trojeve shqiptare ne kete shekull mund te na qojne ne nje kize edhe më te thelle se sa ne vitin 1999. Prandaj edhe bashkesia nderkombetare duhet te kete kujdes se si sillet me shqiptaret meqë jemi deshmitare se, më parë ne jemi tradhtuar, na eshte bere shume hile dhe padrejtesi e madhe si popull, si nje komb ne ballkan te ndare ne disa shtete. Fillimisht me ndarjen e Shqiperise dhe Kosoves e pastaj me coptimin e viseve shqiptare ne ish-Jugosllavi qe aktualisht kane mbetur jashte dy shteteve tona sikur ata ne Luginen e Presheves ashut edhe ata ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi. Nder shekuj na u jane bere padarjetesi shqiptareve ne ballkan, prandaj ky eshte treni i fundit nese faktori nderkombëtar deshiron qetesi ne kete pjese te Evropës… »

“Ne falënderojmë NATO-n dhe shtete mike. Mirënjohje për diasporën për kontributin në luftën tonë. Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk e kursyen jetën e kemi amanet ta zhvillojmë. Në rrugën tonë duhet të jemi të bashkuar. Sot 23 vite pas falë punës së përbashkët kemi ushtrinë tonë”, ka thëne z.Jashari

« Ne kemi thënë si familje kemi bërë ftesë e thirrje, e po e përsërise edhe sot që duhet të bëhen bashkë, kur ka çështje të tilla siç është tani dialogu me Serbinë, duhet të përmbyllen, dhe duhet të krijojmë fqinjësi të mirë. Duhet të ulen e të marrin vendime të bashkuar s’munden me shku të gjithë në takim. Më këto neglizhenca dhe inatet personale pe dëmtojnë vendin tonë..Inatet personale që kanë liderët politik në vend janë duke dëmtuar procesin e Kosovës në dialog me Serbinë.. » ka thënë në një intervistë për gazetne kombëtare Bota Sot z.Bekim Jashari djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit dhe kryetar i Komunës së Skenderajt.

Bekim Jashari: Qe njezet vite lideret tanë bene fushate me Luginën e Presheves per « bashkim me Kosovën » edhe pse e dinin se një gje e tille nuk e lejon kushtetuta!

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit - Radio Kosova e LirëKryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur për zgjidhjen përfundimtare të problemit me Serbinë, e që po mendohet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, duke iu bashkangjitur Republikës së Kosovës. Lidhur me Luginen e Presheves z.Jashari ka thene se « lideret e Kosoves as qeverite e deritanishme nuk kane kane bere sa duhet dehg nuk kane qene serioze me ta, dhe me ket pjese te trungut shqiptare fatkeqeisht eshte bere fushate qofte parazgjedhore por edhe karrieriste… »

« Nese vertete qeverite tona jane te interesuar te ndihmojne Luginen e Presheves ka forma te ndryshme para deklaratave pompoze për bashkim apo premtime tjera qe me shume ishin fushata se sa nje angazhim serioz. Shqiperia dhe Kosova ka forma tjera tjera per ta mbeshtetur Luiginen e Preshves permes ndihmave dhe projkekte konkrete. Ne kemi shembullin ku Qeveria Shqiperise dhe e jona u bashkuan per ta ndihmuar maternitetin, qe sipas informacioneve te mia, ai maternitet ende se kryen funksionin e vete si duhet. Cka qyetataret, motrat dhe nanat tona atje vazhdojne te shkojne ne spitalet serbe ne Vranje, Laskovc apo Nish e Beograd..Prandaj jemi larg shume per bashkimit. Une jam per bashkim kombëtar, për bashkimin e Lugines me Kosovën, por kjo nuk behet me me endrra e fjalë, por me vepra dhe pune konkrete. Nuk ka bashkim te Lugines se Presheves me Kosoven pa ndryshimin e Kushtetutes. Nuk di une pse ju eshte thënë viteve te fundit vllezerve tane se « po bashkohemi » kur lideret tane e kane ditur shume mirë se nje gje e tille nuk e mundeson kushetuta jonë.. « , ka shtuar z.Jashari.

“Me fjalet korrigjim, kthimi apo bashkim te Lugines se Preshevës me Kosoven perkunder deshires sone, keta lideret tane qe 20 vite vite e kane thëne me shume per fushate, sepse kushteuta e Kosoves nje gje te tille nuk e lejon. Kete e kane dite cdo qeveri apo presidenti i Kosovës keto dy deceniet e fundit. Unë jam për bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Kosovën, por pa pasur nevojë t’i japim Serbisë asgjë, sepse ne nuk i kemi borgj asgje dhe ne nuk bejme pazar me tokat tona..Qe 20 vite qeveritë tona fushatë me Preshevën?! Është koha ta marrim seriozisht qëshjen e Luginës. Të bashkohen së pari kokat e liderëve e pastaj tokat tona!..”, ka thënë Bekim Jashari.

 

Lidhur me procesin e dialagut te Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë z.Jashari ka thenë se ky proces duhet vazhduar por pa prekje te kufijve. « Ceshtja e Lugines se Presheves duhet te futet edhe ne dialogun e Brukselit. Nese ne Bruksel bisedohet per pakicat serbe ne Kosove, pse t’mos debatohet edhe për shqiptaret e Lugines se Presheves te cilet ne kete rast jane numerikisht me shume se se sa serbet ne Kosovë. Bile sot serbet e Kosoves jane te privligjuar sa nga Qeveria serbe e Beogradit dhe qeverite tona ne Prishtine po aq edhe nga nderkombëtaret, kurse qytetaret e tri komunave shqiptare aktualisht ne Serbi si Medvegja, Bujanaci dhe Presheva jane te diskriminuar?!..Prandaj lideret e Lugines se Presheves duket ngritur zeri vazhdimisht per realizimin e te drejtave te tyre kombetare qofte para autoriteteve serbe po ashtu edhe tek nderkombëtaret. »

Diaspora shqiptare dje ndihmoi ne clirimin e Kosoves, kurse sot ne ndertimin e saj

May be an image of one or more people, people standing and outdoorsLidhur me rolin dhe kontributin e familjes se Jashareve pas luftes dhe inkuarrimin e tyre ne politike kryetari i Skenserajt z.Bekim Jashari ne vazhdim e shpjegon se « sikur Serbia dikur qe na imponoi t’i kapim pushket per ta mborjtur pragun tonë, për ta mbrojtur vendin tonë, ashtu sot zhvillimet politike ne Kosove te cilat nuk po shkojne ashtu siq duhet, na u eshte imponuar t’i hyme politikes me dashnje e padashje. E thash kete sepse nuk mund te ndjehesh sot rehat e as komob perballe ketyre proceseve, deshtimeve dhe zhvillimeve dramtike qe po e percjellin vednin tonë. Prandaj edhe une personalisht ne vitin 2017 u ikuadrova ne politike si kryetar i Komunes se Skenderaj për t’i kontribuar vendit tim, avancimit e proceseve demkratike per zhvillimin e vendit, per një komune stabile. Sepse gjithecka fillon nga shtepia jone, nga komuna. Nese skemi nje komune stabile dhe te zhilluar, nuk do kemi as shtet stabil dhe te zhvilluar!..Merre me mend politika jone ka bere qe anetaret e gjalle te familjes Jashari te inkuadrohen ne politike?! Ne kemi luftuar dhe kemi ënderruar per nje Kosove me ndryshe e jo si kjo siq eshte sot. Fatkeqesisht gjerat nuk kane shkuar si duhet.  »

Ne fund rreth zgjedhjeve te 14 shkurtit dhe fitores se VV, pra Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe cfare pret te nga qeveria e re e Kosovës, kryetari i Skenderajt njeherit anetari i familjes Jashari eshte pergjigjur se « me 14 shkurt u shpreh vullneti dhe deshprimi i qytetareve te Kosovës pse jo edhe ata ndeshkuan partite e tyre edhe vete simpatizantet dhe militantet e partive te tyre cilet per njezet vite ju ishin besnik , por nuk e kishin bere aq sa duhet per vendin..Dhe ket angazhim jo serioz per vendin tone ata e paguan me voten e popullit..Dhe tjetra eshte se qytetaret e Kosoves tashme jane vetedijesuar dhe duan ta shofin driten dhe jo me naten, terrin. Dhe te zhgënjyer ata vendosin per ndryshim sepse vendi ka nevoje per zhillim ekonomike, per te hapur fabrika pune, per tu hapur dyert investitoreve te huaj qe ketu ta bajme Gjemane dha Zvciren tone, pa pasur nevoje te shkojne mijera kilometra larg atdheut per nje kafshate buke. Ku me hece vendi yne perpara kur nje investitori i nevoitet 5-6 muaj te merren me letra, dokumente administrative duke bredhur te lart e te poshte per te hapur nje biznes, ku ne po dalim jo serioz nga kjo byrakraci pa kufije. Veq kesaj eshte edhe ana tjeter, atyre ju kerkohen mito, korrupcion, haraq per te investuar ne vendin tonë. Dhe gjitha keto bashke me stagnimin e integrimeve, lobiminm, papuensine e madhe, eksodin sistamatik ka bere qe populli ta humbin durimin, ka shperthyer se eshte mbushur thesi dhe kjo revolte, zhgenjim u tregu me 14 shkurt te cilit une do ta quaja revoluavion demokartik me voten e popullit ndeshkoi politiken 20 vjeqare!.. »

« Diaspora shqiptare eshtë ajo qe e ka cliruar Kosaoves cofte me ndihma financiare apo me pjesemarrje fizike drejtpersederjti ne lufte, te cilet lane luksin, standardin e larte ne Zvicer apo Gjermani dhe moren pushkën, u vishen me uniforme dhe paralel po popullaten ju kundervyen forcave armike, pushtesit tone shekullor për ta cliruar Kosoven tonë te prire nga UCK dhe NATO..Dhe tash pas luftes diapora po vazhdon t’i ontribuoaj vednit tone ne ndertimin dhe zhvillimin e vendit..E them me keqardhje se rinia jone e dëshpruar me situaten e viteve te fundit, mund te themi se me shumë kane ikur keto njezet viteve te fundit se sa para vitit 1999.. » ka thene ne fund Bekim Jashari ne intervisten dhene gazetarit te kombetares  Bota sot dhe gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  May be an image of one or more people, people standing, military uniform and outdoors

Derniers articles