Bruksel, 2 mars -« Vuçiq dhe Kurti vazhdojnë dialogun, takimi i radhës më 18 mars ne Oher.. » keshtu shkrujane mediat ne ballkan qe BE nga Bruklslei end enuk e ka konfirmuar. Kete se paku i ka thne edhe zedhjnesi i BE-së z.Peter Stano gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.
Shefi i diplomacisë së BE-së tha se Vuçiq dhe Kurti janë pajtuar se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se ai është kornizë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehën gatishmërinë e tyre për të zbatuar propozimin evropian dhe ranë dakord se ai është një kornizë për negociatat e mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, tha Komisioneri Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.
Pas takimit trepalësh në Bruksel, në të cilin mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, Vuçiq tha se është rënë dakord që takimi i radhës të mbahet në Maqedoninë e Veriut më 18 mars, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ai shtoi se bisedimet në Bruksel ishin të vështira dhe se pengesa kryesore ishte komuniteti i komunave serbe në Kosovë.
“Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë të tjera në periudhën e ardhshme. E radhës do të jetë në Maqedoninë e Veriut, më 18 mars, dhe më parë me [Miroslav] Lajçak. BE-ja do të kërkojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, kam insistuar në bashkimin e komunave serbe, Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë tani, do të shohim nëse do ta bëjë në të ardhmen”, tha Vuçiq.
Këtë e ka kumtuar vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, duke e falënderuar që po mundësojnë lokacionin e Ohërit për takimin e radhës.
“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Më 27 shkurt në Bruksel është zhvilluar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Palët janë pajtuar që të mos ketë më takime për planin franko – gjerman, siç ka njoftuar Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Kështu çështje ka mbetur nënshkrimi i atij plani, megjithëse tema e Asociacionit vazhdon të jetë problematike në mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti ka thënë se “normalizimi më i mirë i marrëdhënieve do të ishte njohja e ndërsjellët”.