I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së.

« Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale », njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.

Arrestohet Fatmir Sheholli

Sipas informatave brenda Ministrisë së Punëve Brendshme (MPB), sot është arrestuar Fatmir Sheholli.

I arrestuari Fatmir Sheholli që dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh’, dy vite më parë në një televizion privat në Kosovë, në një lidhje direkt kishte komunikuar direkt me terroristin Milan Radoiçiq i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë. /RTK