5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Analisti dhe gazetari i njohur nga Bujanoca Nexhat Behluli: Mediat e Kosovës (as ato në Shqiperi) nuk janë të interesuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të marrin mësim nga kolegët e tyre në Beograd

Buajnoc, 6 shtator -Sipas kolegut Nexhat Behluli, edhe me interesant eshte se Qeveria e Kosovës eshte me i interesuar për shqiptaret etnik në Luginen e Presheves qe ka dhene viteve te fundit miliona euro, se sa mediat kosovare (?!) qe dikur ishte e kunderta… Mediave shqiptare, për cudi, më shume ju intereson diaspora, kuptohet biznesmenet (aty ku jane paratë) se sa shqiptarët e varfur dhe të diskriminuar në Luginën e Presheves, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Mediat nga Kosova dhe Shqipëria nuk janë të interesuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga aeroplani shihet se nuk na respektojnë. Turp! – njoftoi Nexhat Behluli, pronar i medieve lokale Spektri dhe kuader mediatik nga Bujanoci.

Ai u frymëzua për ta bërë këtë deklaratë nga fakti se shumica, nëse jo të gjitha, televizionet me mbulim kombëtar nga Serbia raportojnë çdo ditë, nga shumë lokacione, për situatën në veri të Kosovës.

Ai në Facebook ka postuar  televizionet me frekuencë kombëtare tre Serbisë që përcjell drejtpërdrejt ngjarjet nga tri lokacione në veri të Kosovës me komentin:

« Gjitha Televizionet me frekuencë nacionale të Beogradit kan korospodentët e vet në Kosovë, bile njëri TV në raste të veçanta 3 korospodent Live përnjëher i inkuadron prej 3 Lokacioneveve të Kosovës, shikoje fotografin më poshtë.

● Kosova i ka 8 Televizione me frekuencë nacionale, asnjëri prej tyne nuk ka korospodent nga Lugina e Preshevës, as Televizioni i shtetit RTK që na ban me dije se Mediave të Kosovës palla nuk ju han për shqiptarët e Luginës !


● Njejt është edhe me Televizionet e Shqipëris


– Që nuk duhemi mes vete ne shqiptarët moti kohë e kam kuptu, e që edhe nuk respektohemi tash po shifet edhe nga aeroplani, TURP.. » ka shkruar ne analisti dhe gazetari i njohur Nexhat Behluli nga Lugina e Presheves qe mediat serbe e quajn e si Serbia Jugore, kurse ato shqiptare Kosova Lindore, shkruan ne fund Le Canton27.ch

Derniers articles