0.2 C
Berne
samedi 23/11/2024

Ambasadori Hill: Rugovën e kam shoqëruar hap pas hapi në Kosovë dhe ne Zvicër. Disa që nuk më njihnin mendonin se jam « Bodyguard » i tij..

Ambasadori Christopher R. Hill ne bisede me gazetarin nga Gjeneva Nefail Maliqin (1999) sot redaktori i gaztes zvicerane Le canton27.ch. Ne ate kohe gazetari ne fjale ishte readaktor per marëdhenie ndërkombetare ne Bota sot. Ky gazetar shqiptar nga Gjeneva, kuk punonte ne kete gazetë ajo kishte srkuar historine e gazetarise shqiptare e cila dilte ne 150.000 ekspemplare, ose sa gjitha mediat shqiptare ne ballkan me i bledh bashkë! 

Ambasadori amerikan Christofer Hill para se ta takonte UÇK-në në Kosovë kishte takuar gazetarin shqiptar nga Gjeneva. Ja çfarë kishte biseduar ai me të…

Para 20 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher R. Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi ,Rusi dhe Volfgan Petriq nga BE. Hill me 15 maj 1998 kishte prezantuar në takimin Rugova-Millosheviç në Beograd, ku nuk u arrit asgjë dhe në 28 maj veç një zgjatje e dhunshme e duarve. Rugova u prit në Zyrën Ovale nga Bill Clinton. Ambasadori amerikan Christofer Hill sot ne Prishtinë. Ai para se ta takonte UCK-në në Kosove para 20 vitesh, kishte takuar gazetarin nga Presheva-Gjeneva. Ja çfarë kishte biseduar ai me të, përkujton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Çfare i kishte thene ambasadori amerikan Hill gazetarit shqiptare për Rugovën, Kosovën dhe Luginën?..

Ambasadori Christopher R. Hill ishte emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998 i cili kontribuoi paqes dhe stabilitetit ne Kosovë nga Konferenca e Rambujesë, ajo e Parisit deri tek pavarësia e saj.

Ai kishte admirim dhe respekt të madh ndaj presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai në vitin 2000, një vit pas lufte shoqëronte presidenti Rugova ne Forumin ndërkombëtar Crans Montana në Zvicër. Presidenti Rugova dhe diplomatë amerikan të prirë nga ambasadori i Christopher Hill ishin instaluar në “Grand Hotel Du Golf”. Presidenti Rugova dhe ambasadori amerikan gjatë qëndrimit ne Crans Montana ishin nën përcjellje të CIA-s dhe policisë federale te Zvicrës (FEDPOL).

Me këtë rast ish-redaktroi i gazetes “Bota sot”  sot redaktori i gaztes zvcierane Le Canton27.ch pati rast të takoj veç presidentit Rugova edhe ambasadorin amerikan Christopher Hill, me te cilin ka zhvilluar një intervistë mbi situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet e para pas luftës në Kosovë i cili flet me admirim për personalitetin e Rugovës. Ambasadori amerikan po ashtu në këtë intervistë për “Bota sot” ka folur edhe për Luginën e Preshevës.

Fillimisht ambasadori Christopher Hill flet për një vizitë të përbashkët me presidentin Ibrahim Rugova që i kishin bërë Malishevës të kapluar nga lufta. Ambasadori Hill nder tjera rrëfen se “me 3 nëntor te vitit 1988 kur anë e kënd Kosovës vinte erë baroti, unë e mora në veturën time presidentin Rugova dhe shkuam së pari në një fshat të vogël me emrin në Banja e Malishevës. Si sot me kujtohet forca e Milloshevçit kishin rrezuar minaren e xhamisë se fshatit që ishte qëlluar nga një predhë shumë precize nga tanku, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Më pastaj bashke me Rugovën vazhduam për në fshatin e vogël Astrazup, ku ndalem disa minuta. Aty takuam banorë të zhvendosur duke u kthyer nga mali ku ishin fshehur me javë të tëra. Kur e panë Rugovën, desh u çmenden nga gëzimi, reagimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Turma e njerëzve u afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, me lot e përqafime, duke e puthur në faqe.”

“Presidentin Rugovën e shoqëroja hap pas hapi ne Kosove dhe ne Zvicër, sidomos në formonin ndërkombëtar ne Crans Montasna. Disa qe nuk me njihnin mendonin se jam “ »Bodyguard »” i tij…Bile me afer Rugoves une rrija se sa trup rojet e tija (qeshej amabsadori Hill).  Në fakt Amerika e ruante, por jo edhe unë..” thotë ambasadori amerikan Christopher Hill.

Në vazhdim në këtë bisedë me ish redaktorin e “Bota sot”, diplomati amerikan Christofer Hill ka rrëfyer edhe për një takim në Gjilan me përfaqësuesi e partive politike shqiptare që veprojnë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga të cilët ishte njoftuar për situatën alarmante po ashtu vise këto shqiptare ende nën Serbi.

“Unë nga ta pashë shqetësimet e tyre serioze përballë regjimit serb. Ju thash se nuk do të mungojë përkrahja e SHBA-ve dhe t’ju shmangëm provokimeve serbë. Ne jemi të angazhuar në ndërtimin e institucioneve demokratike duke përfshirë këtu edhe respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare ne Luginën e Preshevës. Besoj se Serbia ka marrë mësim nga Kosova ku regjimi i Milosheviçit rajonin kishte mbajtur me dhune, nën presioni dhe diskriminim total. Besoj se nuk do te përsërisë këtë politike dhe ndaj vendbanimeve shqiptare mes Kosovës dhe Serbisë…” ka thënë ambasadori amerikan Christopher Hill për gazetën kombëtare “Bota sot” në bisedë me ish redaktroin e “Bota Sot”, në vitin 2000 ne Crans Montava të Zvicrës

Ambassador Christopher R. Hill is a distinguished 33-year career diplomat from the U.S State Department. A four-time ambassador under three U.S presidents, Ambassador Hill served in Macedonia, Poland, South Korea and finally in Iraq, where he was appointed by Secretary Hillary Clinton. Some of Ambassador Hill’s most challenging assignments were North Korea, where he served as chief disarmament negotiator, as well as Bosnia and Kosovo.  Mr. Hill who, with a European Union negotiator, Wolfgang Petritsch, developed the framework for the negotiations that Mr. Cook presented to both sides last weekend, along with an ultimatum for the Serbs to appear at the talks or face NATO bombing.

 

Derniers articles