23.9 C
Berne
samedi 21/06/2025

SHBA-të, sikur Zvicra, nuk e urojne Edi Ramën, por popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një mesazh urimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

– Advertisement –

Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ambasada amerikane uron popullin shqiptar dhe pret “të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë”.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e SHBA.  (We congratulate the people of Albania on their parliamentary elections and look forward to continuing our ongoing close partnership with Albania.) citon gazeta zvicerane ne shqip LCanton27.ch.

Nga ky urim siq shifet as prsndeit Donla Turm e ashSHBA-të SHBA-te urojne qytetaret e Shqiperise por jo edhe Edi Ramën, siq kane uruar disa vende (Vucic, Urbanim, Fico etj..)

Edhe pas tri jave nga zgjedhjet në Shqipëri (11 maj), Zvicra ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë, as kundërshtuar dhe as uruar patronin e socialistëve Edi Ramën (pasardhës të diktatorit Enver Hoxha), për « fitoren » e zgjedhjeve të dielës së fundit. OSBE/ODIHR-i dhe shumë organizata ndërkombëtare dhe evropiane kanë shprehur rezerva dhe pakënaqësi për shkak të një sërë parregullsish në këtë proces zgjedhor, që ishin shumë larg standardeve demokratike. shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

MPJ në Bernë: Zvicra është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe i beson misioneve të vëzhgimit, veçanërisht atij të OSBE/ODIHR-it.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Elisa Raggi, në vazhdim ka deklaruar se: « Zvicra mbështet qeverisjen e mirë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend përmes programit të saj të bashkëpunimit… »

Por, sipas saj, « Urimet zakonisht jepen kur emërohet zyrtarisht një qeveri e re, por kjo nuk ka ndodhur ende… » (Des félicitations sont en règle générale adressées lors de la nomination formelle d’un nouveau gouvernement, ce qui n’est pas encore le cas) përcjell LeCanton27.ch.

Ndersa lideri i opozites shqiptare Sali Bersiha kishte akzuar PS dhe kreun e saj per vjedhje dhe te blerje të votave nga droga dhe nga patronazhistet secialist

Lamberto Zannier dhe vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR-it, gjatë një konference për mediat në Tiranë, duke parë një sërë parregullsish në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, kanë paralajmëruar Edi Ramën se « Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me këto standarde të zgjedhjeve dhe me gjendjen aktuale », citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Derniers articles