5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

22-vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Sot janë bërë 22-vjet nga vrasja e deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Azem Hajdari.

Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare në vend dhe kryetar i komisionit nismëtar të kësaj partie.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 1997, atij iu bënë disa atentate, derisa u vra më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së PD-së nga drejtues të komisariatit të policisë të Tropojës.

Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. shkollën e mesme e kreu në vendlindje dhe në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës.

Në vitin 1995 ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Hajdari ka qenë deputet i kuvendit shqiptar dhe kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes.

Më 2 tetor të 1998-ës Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”/TCH.

Derniers articles