13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

ZVICRA, Sërish nis viti i ri shkollor për të mësuar gjuhën shqipe

Berne, 1 shtator –Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” është bartëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, sërish nisi vitin e ri shkollor 2020/’21, më 10 gusht (Bernë – Basel Land) e diku më 17 gusht (Cyrih e tjera ) varësisht kur fillon mësimi i rregullt nëpër kantone të cilat kanë orare të ndryshme sa i përket fillimit dhe mbarimit të vitit shkollor.

Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër entuziastë, miq e dashamirës, mblidhemi tok dhe  me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim për përfshirjen sa më të madhe të  fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” është bartëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, sërish nisi vitin e ri shkollor 2020/’21, më 10 gusht (Bernë – Basel Land) e diku më 17 gusht (Cyrih e tjera ) varësisht kur fillon mësimi i rregullt nëpër kantone të cilat kanë orare të ndryshme sa i përket fillimit dhe mbarimit të vitit shkollor.

Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër entuziastë, miq e dashamirës, mblidhemi tok dhe  me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim për përfshirjen sa më të madhe të  fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor.

Është gëzim dhe kënaqësi e madhe për ne që sivjet nisemi të 30-tin vit radhazi në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët tanë. Ky vit shkollor përkon me tridhjetë vjetorin e organizimit të këtij misioni fisnik.

Shkolla ka krijuar një fole të ngrohtë për komunitetin, janë të regjistruar 1700 fëmijë shqiptarë dhe shqiptaro-zviceran që do të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe për këtë vit shkollor- theksoi kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku, i cili është edhe mësimdhënës i gjuhës shqipe në Cyrih

Mësimi vazhdon të realizohet në 15 kantone si: Argau, Bernë, Basel, Cyrih, Friburg, Glarus, Jura, Gjenevë, Neoshatel, St. Galen, Thurgau, Vaud, Chafhausen, Valis dhe Tiçino. Mësimi është nën kujdesin e personelit të 53 mësimdhënëseve mjaftë të përkushtuar. Pas këtyre e shumë të tjerave ne kemi çdo arsye të buzëqeshim.

Në kushtet e jetës jashtë Atdheut, mësimi i gjuhës amtare dhe ruajtja e zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur në vend të huaj. Prandaj, institucioni më i përshtatshëm, ku mësohet e zhvillohet formimi gjuhësor e kulturor me përkujdesje profesionale, është shkolla.

Shkolla shqipe është hapur për të gjithë fëmijët shqiptarë. Glarusi është Kantoni dhe qyteti ku ka filluar për herë të parë Shkolla Shqipe e pavarur (nga sistemi ish jugosllav) në Zvicër më 1 shtator 1990 nga mësuesja e përkushtuar Drita Krasniqi.

Prej më se 30 vjetësh për mes mësimit plotësues qindra fëmijë të moshave 6 -16 vjeç vazhdojnë të arsimohen në gjuhën shqipe.

Përgëzoj ata prindër që fëmijët e tyre i dërgojnë në shkollën shqipe, se shkolla për ta është hapur. Me mësimin e gjuhës amtare fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë e tyre  gjuhësor në shqip, flasin më lehtë me prindër dhe rrethin familjare, mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. Gjuha amtare është identiteti ynë kombëtar shqiptar, gjuha  amtare është themeli mbi të cilën ndërtohet aftësia e tij për të mësuar. Fëmija që e dinë gjuhën e vet, më lehtë do të mësojë gjuhën e dytë. Duke mësuar shqipen krijohet dygjuhësia shqip dhe gjermanisht, shqip frëngjisht etj.

Derniers articles