4.1 C
Berne
mardi 3/12/2024

Josef J. DioGuardi, Mbi 30 vjet në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare

Josef J. DioGuardi u lind më 20 shtator 1940, në Bronx, New York e pastaj e ndërrojë vendbanimin më prindër e tij vëllain dhe motrën më 1957dhe kalojë në Westchester Counti bashkë më familjen e tij emigrante, distrikti nga i cili do të jetë edhe baza e tij ku zgjidhet për herë të parë anëtari Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,1987-1989.

Ne biografinë e tij pos tjerash shkruan:

DioGuardi, i Tri Kombeve Krenare : Italian-Amerikan dhe, Shqiptar, i Tri Gjeneratave, e një Familjeje.

E fillojë më kauzën shqiptare, jetojë më kauzën shqiptare dhe më tërë energjinë të cilën e posedon, përsëri pa ndalur, vazhdon më kauzën kombëtare shqiptare.

Ishte që nga fillimi, iniciator i të gjitha nismave në mbrojte të drejtave shqiptuarve në ish Jugosllavi, dhe Serbi, pastaj, më autoritetin që e gëzonte në Kongres dhe Senat, ja artit që, kërkesat e tij të shndërrohen në Rezoluta të cilat u bënë obligative për administratat që ishin në pushtet për t’i vu në zbatim.

Promotor në organizimin e dëgjimeve për çështje të ndryshme, më prioritet në atë të Kosovës kur Millosheviqi e suprimojë Autonominë në vitin 1989, fillojë më presione, vrasje, largime nga puna deri të dëbimi nga shtëpitë dhe trojet, duke vrarë e masakruar popullatën civile edhe përkundër reagimeve të institucioneve ndërkombëtare të cilat për të, nuk konsideroheshin obligative.

Pas demonstratave dhe tubimeve të organizuara dhe udhëhequra nga zoti DioGuatdi, më pjesëmarrjen e Kongresmenëve dhe Senatorëve nga të dy partitë, Republikan dhe Demokrat, më theks të posaçëm ata më origjinë hebreje, u arrit që opinioni amerikan të sensibilizohet ashtu që ushtrojë presion ndaj Administratës së Shtetit deri të intervenimi ushtarak përmes forcave të përbashkëta euroatlantike- NATO-s

Përmes Rezolutave, kërkojë që ShBA-t ta marrin rrolin udhëheqës në ndërprerjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës deri të kërkesa për intervenimin ushtarak që edhe u realizua pas bombardimeve 78 ditore dhe dëbimin e forcave ushtarake policore e paramilitare nga Kosova.

Zoti DioGuardi, ishte gardian i pa lodhshëm i cili, nuk u ndal deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Intenzivishtë dhe pa ndërprerë i ka kërkuar dhe i kërkon udhëheqjes së Kosovës, në rëndë të parë, pastaj, edhe asaj të Shqipërisë që, të drejtat e shqiptarëve në këto toka që i ndanë padrejtësisht, ti nivelizojnë bile, më ato të serbëve në veriun e Mitrovicës, derisa mos të arrihet qëllimi përfundimtar, bashkimi më trungun e vetë, Kosovën.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me gjithë avancimin sadopak, ata, ende nuk janë të përfaqësuar sipas përbërjes kombëtare dhe, gjuha shqipe ende nuk është përdorim të plotë si gjuhë e dytë zyrtare, sipas Kushtetutës së shtetit.

Shqiptarët kudo që janë, e dinë për veprimtarinë e zotit DioGuardi dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm, në realizimin e pavarësisë së Kosovës, ndryshimet megjithatë pozitive në shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët, prandaj, më të drejtë i shprehin urimet ma të përzemërta për ditëlindjen e 80 të zotit DioGuardi, më dëshirë që të ketë jetë të gjatë dhe, mos të ndalët më veprën e tij kolosale kombëtare, në shërbim të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, nëse janë mirënjohës për punën dhe veprimtarinë e tij kolosale kombëtare, ishte deshtë që në sheshet dhe bulevardet ta kenë një bust të këtij pinjolli Arbëresh që i doli zot kombit të vet atëherë kur i duhet. E ku tjetër përpos, në mikun dhe shpëtimtarin dhe gardianin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gëzuar ditëlindjen i nderuari zoti DioGuardi.

Zoti të bekoftë, zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë./NGA HAFIZ SHALA

Derniers articles