5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

« Dhurata » me 4 mijë dosjet e Gjykatës Speciale para zyres se OVL UÇK-së

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

E, analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me këto dosje.

Ai ka shkruar se dosjet e Gjykatës Speciale në OVL së UÇK-së, janë një skenar i frikshëm i atyre që janë kundër drejtësisë.

Ndërsa, ka theksuar se ky skenar ka për qëllim frikësimin e dëshmitarëve dhe shantazhimin e tyre, si dhe një tentim për ta manipuluar opinionin.

Ja shkrimi i tij:

Dosjet e Gjykatës Speciale në OVL së UÇK-së, skenar i frikshëm i atyre që janë kundër drejtësisë

Katër mijë dosje, ku pretendohet se janë emrat e dëshmitarëve të mbrojtur nga Gjykata Speciale, këtë të martë janë lënë para Zyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, janë skenar i përgatitur nga vet kjo organizatë në bashkpunim me partitë e caktuara politike, zyrtarët e së cilave do të përballën me drejtësinë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ky skenar ka për qëllim frikësimin e dëshmitarëve dhe shantazhimin e tyre, si dhe një tentim për ta manipuluar opinionin. Pra, edhe një orvatje e pashpresë për ta penguar drejtësinë kaq shumë të nevojshme në vendin tonë, nga ata që për gjithë këto vite ishin shndrruar sic thotë ai proverbi i vjetër në gjuhën sllave “Kadia te tuzhi, kadia te sudi”
KOHA PËR DREJTËSI (n.h)

Derniers articles