21.6 C
Berne
mercredi 1/05/2024

Pas Kosoves edhe ne Lugine ndodhi ndryshimi: Në ditën e Evropës, Presheva nga sot do shikoj kah Evropa e jo me kah Brogradi. Arrihet marrëveshje mes liderëve politik!

Preshevë, 9 maj –Shqiperim Arifi edhe 24 ore, kryetar i Komunes se Preshevës! Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku lideret e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Pas disa javësh negociatash, pas 23 marsit te këtij viti kur u mbajten zgjedhjet ne këtë komunë. Marrëveshja është arritur mes Partise per Veprim Demokratik, Partinë Demokratike Shqiptare, Lëvizjen për Reforma dhe Unionin Demokratik Shqiptar. Duke arritur një Koalicion mbarëshqiptarë, Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën po vendoset në Preshevë, njofotn gazeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Edhe në Luginë ndodhi ndryshimi: Pas Shqiprim Arifit, Presheven do ta udheheq nje grua. Ardita Sinani

« Ky koalicion i ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës prej jush, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe… » ka thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani për gazeten Le Canton27.ch

Znj. Sinani duke konsideruiar ditne e sotme sio nje fitore e rëndësishme për Presheven ne vazhdim ka thense se « Nga sot, komuna jonë nuk varet nga gishtat e telekomanduara nga Beogradi në Kuvendin e Preshevës. Komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme. Sikurse në vitet ’90, edhe kësaj herë mundësuat që komuna jonë të qeveriset nga qytetarët e saj, e jo nga Beogradi dhe satelitët e tij në Preshevë. Pra, ky kështë vetëm fillimi i ndyrshimit, një kapitulli të ri. . »

Marrëveshjen e sotme mes spetrit politik shqiptare ne Presheve e ka pershndetur edhe deputeti shqiptar ne Kuvendin e Serbisë z. Shaip Kamberi. Sipas tij « Partitë politike shqiptare, me nënshkrimin e Marrëveshjes politike sot, hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Duke arritur një Koalicion mbarëshqiptarë, Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën po vendoset në Preshevë… »

Marreveshjen ne fjalë e kane pershëndetur edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe bléideiri i Lëvizjes për Reforma, Unionin Demokratik Shqiptar z.Sami Salihu dhe Naser Aziri nga UDSH. Neser delegatet do te mblidhen ne seancene jashtezakonshme të Kuvendit Komunal, ku do te votohet për Ardita Sinani për kryetare e Komunes per dy vitetet e ardhshme, me pas per dy vitte tjera ne vijim Ragmi Musstafa.

 

 

 

Derniers articles

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Alexandre Fasel ka pritur sot Zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve në Zvicër

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...

Në Cyrih të Zvicrës, promovohet libri “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës

Të premten me datën 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës, u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” të  Mimoza Hysës i...

Një « Ballkan Trafik » ku historia mplekset me politikën

Nga Viron Gjymshana      Dje në mbrëmje, e shtunë  27 prill, u ul edhe sipari i edicionit të 18-të të festivalit të mirënjohur "Ballkan Trafik", i...