Bernë, 6 prill -Presidenti i Zvicres Guy Parmelin uron presidenten e re te Kosoves znj. Vjosa Osmani kane njfotra sot për për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga kabineti i presidentit të Konfederates helvetike.
« Në përputhje me praktikën diplomatike, Presidenti i Konfederatës do t’i dërgojë një letër urimi Presidentes së re, zonjes Vjosa Osmani. Vërejtjet për marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës dhe për diasporën kosovare në Zvicër, të bëra nga Presidenti i Konfederatës në letrën e tij të urimit për Kryeministrin Kurti, natyrisht janë akoma të vlefshme… » ka deklaruar sot zedhenësi i presidentit të Zvicrës z.Markus Spörndli për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Presidenti zviceran uron Qeverine Kurtin: Falë diasporës kosovare, vendet tona janë të lidhura fort
Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një telegarm urimi nga presidenti i Konfedrates zvicerane z. Guy Parmelin, me rastin e zgjedhjes ne krye te Qverise së Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke u referuar burimeve nga Berna zyrtare.
Presidnerti helvetik z.Parmelin, pasi ka uruar z.Kurti për qeverine e re ai ne fillim te letres ka shkruar se “falë diasporës së rëndësishme te komuniteit kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu të lidhura frote si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor. Në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, unë do të doja t’ju uroja dhe përgëzoja për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë ju uroj personalisht suksese në këtë post të rëndësishëm dhe ju dëshiroj paqe dhe prosperitet për vendin dhe popullin tuaj”,.
“Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, bazuar në besim të ndërsjellë. Falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët”, thuhe tne vazhdim te letres-urimi te predientit zviceran drejtuar z.Kurti, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Prandaj, ka theksuar ai “vendi im ka qenë shumë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe në mbështetje të paqes”.
“Unë pres që të vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë me Kosovën”, thuhet ne fund te letres se presidenti te Konfederates zvcerane z.Guy Parmelin derguar shefit te qeverise kosovare z.Albin Kurtit.