9.5 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Lajmi fundit nga Presheva: Partia e Shqiprim Arifit, fituese e zgjedhjeve

Lajmi fundit nga Presheva: Pale tash koalicionet se si do te kombinohen dhe kush do ta udheheq Presheven (ApN-13, PDSH-9, PVD-7 dhe LR-6). Sipas rezultateve të para preliminare, APN ka fituar 4205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi Mustafës me 2792 vota. Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2093 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota.

Me këtë rezultat APN pritet sërish do të drejtoj komunën me kryetarin e deritanishëm Shqiprim Arifi, por duke siguruar koalicionin me njërën nga katër partitë që kanë fituar numrin e konsiderueshëm të votave.

***

Në Preshevë përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rezultat zyrtarë nuk ka por Agjencia e Lajmeve Presheva.com publikoi Exitpoollin në ora 16 që nxjerr fituese partinē e Shqipërim Arifit.

Dalja e votuesve sipas Exit Pollit të siguruar nga Presheva.al deri në orën 16:00 është 32%.

Dalja 32%, nënkupton që deri tash kanë votuar rreth 12.000 votues.

Nga këto rezultate për momentin prin Alternativa për Ndryshim me 48%, PDSH me 24% është e dyta dhe PVD me 16%. Partitë tjera janë nën 5%.

Deri në orën 17:00 dalja e votuesve në Preshevë, 36%

Deri në orën 17:00 në Preshevë kanë votuar më shumë se 36 për qind e qytetarëve.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka thënë se deri në orën 17:00 kanë votuar 15.297 qytetarë apo 36.49 për qind, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në këtë kohë kanë votuar 18.600.

Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal.

Kujtojmë se Kuvendi Kounal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

Derniers articles