Bernë, 29 tetor -Demonstratat u shkaktuan nga vdekja e dhunshme e një gruaje 49-vjeçare të dielën e kaluar. Njerëzit në mbarë botën po shprehin tronditjen e tyre në mediat sociale.
Parlamenti i Kosovës mblodhi një seancë të posaçme të hënën për të shqyrtuar përgjegjësinë e mundshme institucionale në rastin e Arlindës. Kryeministri Albin Kurti (51) foli gjithashtu më pas për një « zinxhir sistemik dështimesh nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë », ka cituar gazeta Blick.ch
Qyetaret, kresisht femra marshuan nëpër rrugët e Prishtinës të mërkurën. Pankartat e tyre dërguan një mesazh të qartë kundër dhunës në familje dhe theksuan dështimin e shtetit për të mbrojtur gratë e Kosovës prej saj. “A duhet të vdesim që të na marrin seriozisht?” dhe “Burrat vrasin gratë, shteti hesht” janë dy slogane të shfaqura në pankarta të panumërta.
Sipas disa mediave kosovare, Z. u vra brutalisht të dielën e kaluar në shtëpinë që ndante me bashkëshortin e saj të larguar në Pejë. Një i afërm raportoi se arma e vrasjes ishte një sëpatë. Z. jetonte veçmas nga bashkëshorti i saj me prindërit e saj. Burri i saj ishte arrestuar fundjavën para vdekjes së saj për dhunë në familje.

