9.9 C
Berne
mercredi 28/10/2026

Sulm terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd. Xhandarmëria serbe vret te miturin

Beograd, 28 tetor -Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur rreth orës 00:15 para ambasadës së Izraelit në Beograd, ku një i mitur sulmoi me dy thika një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe që po siguronte objektin. Pjesëtari i Xhandarmërisë reagoi në vetëmbrojtje duke përdorur armën e shërbimit dhe qëlloi sulmuesin, i cili vdiq në vend. Polici pësoi një prerje të lehtë në fytyrë, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Ministri i Brendshëm në mandatin teknik, Ivica Daçiç, tha se sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, dyshohet se ishte nga Shabaci.

Pjesëtari i Xhandarmërisë reagoi në vetëmbrojtje duke përdorur armën e shërbimit dhe qëlloi sulmuesin, i cili vdiq në vend. Polici pësoi një prerje të lehtë në fytyrë dhe, sipas autoriteteve, gjendja e tij është e mirë.

Daçiç deklaroi se autoritetet serbe kanë ngritur në nivelin më të lartë, atë të kuq, kërcënimin terrorist në vend. Si pasojë, është shtuar prania policore në objektet me rëndësi të veçantë të sigurisë, infrastrukturë kritike dhe zona me grumbullime të mëdha njerëzish.

Sipas autoriteteve, sulmuesi dyshohet se kishte lidhje me ideologjinë e Shtetit Islamik. Hetimet për të përcaktuar identitetin e tij dhe rrethanat e plota të sulmit janë duke vazhduar.

Ky është incidenti i dytë i rëndë i sigurisë pranë ambasadës izraelite në Beograd në dy vitet e fundit. Më 29 qershor 2024, një sulmues sulmoi me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë që ruante ambasadën dhe më pas u vra nga forcat e sigurisë.

Derniers articles