Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Justina Shiroka Pula dhe Albin KurtiShiroka-Pula priti në takim Kurtin: Shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërmjet institucioneveKurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Nuk kemi kohë për të humburPresidentja Shiroka-Pula në takimin e parë me Kurtin, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Shiroka-Pula priti në takim Kurtin: Shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërmjet institucioneve
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, transmeton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti e ka falënderuar Presidenten për gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e re dhe i ka uruar sukses në detyrë.
Kurti ka shprehur gjithashtu përkushtimin për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka-Pula në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.
