20.9 C
Berne
samedi 5/09/2026

Angela Griep: Gjykata speciale per krime në Kosovë është e gati të jep verdiktin me 16 shtator ne Hagë, vendim ky i cili do të jet i drejtë, i paanshme dhe i sigurt!

Hagë, 5 shtator -Aktgjykimi i shkallës së parë është caktuar për 16 shtator 2026, në orën 10:00, bëhet fjalë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky verdikt po pritet me mjaft intersimit nga famijeret e tyre dhe mediat kosovare dhe te tjera, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Pra, më 16 shtatori 2026 mund të jetë një nga datat më të rëndësishme juridike dhe politike për Kosovën që nga përfundimi i luftës.

Akuzat përfshijnë gjashtë kategori krimesh kundër njerëzimit — përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë — si dhe katër kategori krimesh lufte, ndër to arrestim/ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Vendimi gjyqësor po jepet nga një panel gjyqtarësh të pavarur të cilët do ta japin verdiktin bazuar në ligj dhe duke shqyrtuar me kujdes të gjitha provat e paraqitura në gjyq në lidhje me përgjegjësinë individuale të të akuzuarit. (The trial judgment is being rendered by a Panel of independent judges who will render the verdict based on the law and careful consideration of the entire evidence adduced at trial concerning the individual responsibility of the accused.), ka dekalruar sot zn. Angela Griep, Kryetare e depratamenit për media dhe komunikimit Publik ne Dhumat e Specilaizuara te Kosovës

 

JU PERKUJTOMË SE:

Personat kryesorë në paraburgim që nga nëntori 2020 janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ka filluar në vitin 2023.

Përveç aktakuzës kryesore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi (bashkë me Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) përballen edhe me një aktakuzë të dytë. Aktakuza e dytë, në vitin 2023 u ngrit një aktakuzë tjetër kundër tyre për: Pengim të drejtësisë, ndikim mbi dëshmitarë dhe zbulimt të informacioneve konfidenciale.

Do perkujtura se Dhomat e Specializuara të Kosovës (e njohur si “Gjykata Speciale”) u krijua në vitin 2015. Më 3 gusht 2015 u themelu nga Kuvendi i Republikes se Kosovës duke votuar ndryshimet kushtetuese që lejuan krijimin e saj. Votimi kaloi me 82 vota pro (PDKLDK), 5 ishin kundër dhe 1 abstenim (nga 120 deputetë). Ata te VV e kishin votuar thelimin e gjykates sepciale në Hagë.  Pas kësaj u miratua edhe ligji për Dhomat e Specializuara me bekimin e Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

NESËR: Më 16 shtator, gjykata speciale për krime në Kosovë, për kë do e jep verdiktin për Thacin dhe te tjerët apo për UCK-ne. Cfarë do te ndodhe pas 16 shtatorit…

 

Derniers articles