25.9 C
Berne
jeudi 20/08/2026

Ushtari i UCK-së: Ne nuk do të lejojmë që Kosovën ta kallin ata që u pasuruan në emër të saj!

Shkruan: Mr.sc. Metush Zenuni, njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe ushtar qe ndali serbet t’mos e kallin Kosovën! *

Kosova është djegur flakë shumë herë. Atë e kanë djegur Romakët, Maqedonët, Bizanti, Turqit e në fund edhe serbët. Të gjithë këta ishin pushtues dhe kishin qëllim zhdukjen e kombit shqiptar dhe kundër të gjithëve kemi fituar me luftë.

Nuk besoj që ende ka shqiptar që është i gatshëm me djegë Kosovën, e as nuk do të mundet me djegë edhe po deshti, sepse ne jemi ende gjallë dhe të gatshëm me vdekë për lirinë e Atdheut.

Që nga viti 1999, shumë mercenarë e tradhëtar u pasuruan duke u thirrur në emër të UÇK-së e të “ dashurisë” së tyre për Kosovën. Ata sa më shumë pasuroheshin, aq më e madhe bëhej zhurma e tyre për “ dashurinë” e tyre për Kosovën.

Ata edhe kur e votuan Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, e votuan sepse kishin “ dashuri” të madhe për Kosovën, edhe kur bënin koalicion me Listën Srpska, prapë e bënin për “ dashurinë” e madhe që kishin për Kosovën.

Edhe kur e shitën Çakorrin, për “ dashuri” e shitën tokën e Kosovës. Prandaj, mjaft më me këtë “ dashuri” ju hajna, mercenarë e tradhëtar, sepse na ka kushtuar shumë shtrenjtë “ dashuria” juaj!

  • Mr.sc. Metush Zenuni – Historian, ish i burgosur politik, veprimtar i LPK-së dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së!

Derniers articles